THIRRJE PËR KOORDINATOR PROJEKTI

TERMA REFERENCE

 

Pozicioni i punës: Koordinator/e projekti

Periudha e kontratës: 12 muaj

Koha e punës: Punë me kohë të pjesshme

Data e mundshme për fillimin e punës: Prill 2024

 

Në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i burrave dhe grave Rome dhe Egjiptiane në Bashkinë Vlorë “Vatra”,  mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për periudhën Prill 2024- Prill 2025,  kërkon të punësojë 1 koordinator/e projekti  (me kohë të pjesshme) për koordinimin e aktiviteteve në kuadër të projektit.

 

Informacion i përgjithshëm për organizatën:

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse me seli në Vlorë, e cila ka si mision parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje e shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet zbatimit të programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999. Është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë me vendim 693, dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar pranë Gjykatës së Rrethit, Tiranë, me nr. 211 Akti, datë 17.01.2005, liçencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit me dy licenca, përkatësisht: “Qendër Shërbimsh Komunitare” dhe “Qendër Shërbimesh Rezidenciale”.

 

Fushat e veprimtarise së Qendrës “Vatra” janë:

  • Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës në familje dhe problemet që  gjenerojnë   këto fenomene;
  • Rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave të trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje;
  • Ngritja e kapaciteteve për përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe jo shtetërorë në lidhje me çështje të trafi kimit njerëzor dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave;
  • Lobimi dhe advokimi në mbrojtje të drejtave të grave, vajzave dhe fëmijëve.

 

Informacion mbi kryerjen e punës:

Koordinator/e projekti  do të punojë pranë zyrave qëndrore  të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” dhe do të koordinojë të gjitha aktivitetet në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i burrave dhe grave Rome dhe Egjiptiane në Bashkinë Vlorë “Vatra”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për periudhën Prill 2024- Mars 2025. Koordinatori/ja do të mbajë kontakte të ngushta me stafin e qendës si dhe anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian për realizimin e aktiviteteve.

 

Përgjegjësitë kryesore të punës do të jenë:

 

  • Informimi i  anëtarëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian në lidhje me projektin.
  • Rekrutimi i 15  përfituesve për të qenë më pas pjesëmarrës në ciklin e këshillimit për punësim.
  • Realizimi i  3 takimeve informuese me popullatën e synuar me grupet rome dhe egjiptiane. 1 në Vlorë, 1 në Novoselë, 1 në Llakatund., për të informuar sëpaku 60 pjesëmarrës.
  • Angazhimi sëbashku me stafin e qendrës për hartimin dhe publikimin e 500 fletëpalosjeve në kuadër të projektit.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekspertin e jashtëm në kuadër të projektit lidhur me përfshirjen  e grupit të përfituesve të projektit në ciklin e trajnimit për vetëpunësim.
  • Monitorimi dhe ndjekja e përfituesve të vetëpunësuar.
  • Monitorimi dhe mentorimi i përfituesve që do të mbështeten nga projekti për të mundësuar zgjidhjen e të gjitha problemeve që do të hasin gjatë fazave të ndryshme.
  • Mbajtja e komunikimeve me donatorin dhe pjesëmarrjen në takime të tjera në kuadër të projektit.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me stafin e Vatrës dhe përfituesit e projektit lidhur me vizibilitetin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit.
  • Kontribut në përgatitjen e raporteve narrative progresive dhe finale të projektit dhe organizatës.

 

Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të kenë përfunduar studimet e larta, me sistemin Bachelor plus Master;
  • Të kenë eksperiencë pune në koordinim projektesh;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Të njohin programet bazë të kompjuterit;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze;

 

Preferohen:

  • Të kenë pasur eksperiencë si koordinator/e projektesh.
  • Të kenë pasur eksperiencë pune pranë organizatave jofitimprurëse që punojnë në fushën e fuqizimit ekonomik të grupeve në nevojë.
  • Të kenë punuar më parë me anëtarë të  komunitetit  Rom dhe Egjiptian.

 

Në përputhje me Nenin 142/2 të Kodit të Punës, të ndryshuar, muaji i parë i punës do të konsiderohet si kohë prove.

 

Me qëllim aplikimin në këtë pozicion, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon

  1. CV e kanditatit/es;
  2. Kopje të Diplomës, të shoqëruar me kopje të listës së notave të studimeve Bachelor dhe Master, ose ekuivalente me to;
  3. Letër për shprehje interesi;
  4. Çdo dokument të nevojshëm që tregon kualifikimet e kandidatit/es.

 

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 28.03.2024, ora 16.00.

Dokumentacioni duhet të dërgohet me postë zyrtare ose dorazi pranë zyrave të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” me adresë: lagjia: “Isa Boletini”, rruga: “Nermin Vlora Falaski”, pallati nr. 13, Shk I, kati 3, Vlorë, Albania.

 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen dhe thirren në intervistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *