Projekti: “Forcimi i kapaciteteve dhe angazhimi i politikave të ofruesve të shërbimeve komunitare – IRIS PROGRESS”

Titulli i veprimit: Angazhimi me pjesëmarrje për të forcuar politikat dhe shërbimet në Bashkinë Vlorë

Kohëzgjatja: 12 Muaj, Dhjetor 2023 – Dhjetor 2024

Rezultatet e pritshme të projektit do të jenë:

I- Vlerësimi i nevojave të grupeve në nevojë dhe nevoja për shërbime, si dhe situata e ofrimit të shërbimeve në Bashkinë Vlorë, e studiuar dhe eksploruar.

Për të hartuar dhe finalizuar planin, ekspertët e projektit do të bashkëpunojnë dhe konsultohen me agjencitë lokale që ofrojnë shërbime shtetërore, si dhe anëtarët e grupeve përfaqësuese të komunitetit dhe palët e interesuara. Stafi i projektit do të zbatojë një qasje konsultimi me të paktën pesë grupe: Agjencitë dhe organizatat që ofrojnë shërbime, si dhe anëtarët e komunitetit:

  1. Nga grupet rome dhe egjiptiane
  2. Nga viktimat e dhunës dhe trafikimit me bazë gjinore, si dhe fëmijët e tyre
  3. Nga fëmijët në nevojë për mbrojtje
  4. Nga personat me aftësi të kufizuara dhe anëtarë të këtyre grupeve
  5. Nga grupet ekonomikisht të pafavorizuara

Kjo listë nuk është shteruese dhe në përfundim të konsultimeve pritet që këto grupe të informohen për rezultatet e studimit dhe të japin të dhëna dhe rekomandime për shërbimet e nevojshme, të cilat do të pasqyrohen në finalizimin e Planit Social

II- Finalizohet Plani Social Vendor i Bashkisë Vlorë 2024-2026 dhe Strategjia e Monitorimit, me kontributin dhe përfshirjen e grupeve të interesit.

III – Plani Social Vendor i Bashkisë Vlorë miratohet nga Këshilli Bashkiak dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, brenda majit 2024.

IV – Raporti i monitorimit për vitin e parë të zbatimit të planit është dorëzuar pranë autoriteteve përgjegjëse

Në kuadër të këtij projekti do të angazhohen dhe do të përfitojnë nga ndërhyrja përfitues direkt dhe final.

a. Bashkia e Vlorës është përfituesi kryesor që do të përfitojë nga hartimi dhe finalizimi i Planit Social Vendor.

b. Të paktën 25 anëtarë të organizatave lokale (80% gra dhe 20% burra) do të angazhohen drejtpërdrejt në konsultime dhe inpute për hartimin e Planit Social Lokal. Ata do të japin një kontribut dhe do të rrisin nivelin e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe advokim.

Gjithashtu të paktën 30 përfaqësues të autoriteteve vendore (70% gra dhe 30% burra) do të angazhohen drejtpërdrejt në konsultime dhe inpute për hartimin e Planit Social Lokal.

c. Përfituesit përfundimtarë – afërsisht 2000 persona (nga një bazë e raportuar nga Bashkia janë të paktën 1700 persona në nevojë nga grupe të ndryshme që janë përfitues të mundshëm të shërbimeve) do të përfitojnë nga shërbimet në kuadër të Planit Social Lokal.

Funded by the European Union

#irisnetwork and #fundedbytheeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *