Vizite e Z. Robert Wilton Zv. Ambasador i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi

Me date 14 Qershor 2013, Z. Robert Wilton Zv. Ambasador i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi se bashku me Znj.Juliana Rexha Oficere Kombetare Antitrafikim dhe Znj. Manoela Lussi Keshilltare per Mireqeverisje vizituan Qendren Psiko-Sociale “Vatra”.

Nga ana e Znj.Brikena Puka Drejtore Ekzekutive Qendres Psiko-Sociale “Vatra” u prezantua programi i Qendres ne parandalimin e trafikimit njerezor dhe dhunes ne familje si dhe sherbimet per viktimat e trafikimit  dhe viktimat e dhunes ne familje.

Gjate ketij takimi Zv. Ambasadori shprehu mbështetjen e tij shumë të fortë për të gjithë punën e Qendres Psiko-Sociale “Vatra” dhe shpresoi qe kjo qender do te vazhdonte te merrte mbështetjen e nevojshme, dhe se puna do të vazhdonte më gjerësisht për të trajtuar krimet e trafikimit dhe dhunës në familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *