Vizitë e Ambasadorit Amerikan Z.Donald Lu në Strehëzën “Vatra”.

31 Mars 2015 – Ambasadori Amerikan Z.Donald Lu së bashku me përfaqësues të tjerë të Ambasadës vizituan Strehëzën “Vatra” ku u takuan nga afër me stafin dhe përfitueset të cilat janë duke u asistuar në strehëz. Gjatë këtij takimi Drejtorja Ekzekutive e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” Znj.Brikena Puka falenderoi Z.Ambasador për vizitën si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhënë nga Ambasada Amerikane gjatë këtyre viteve si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe të rëndësishëm të Vatrës. Po kështu gjatë vizitës stafi i Vatrës ndau informacion mbi punën që Vatra bën në antitrafikim, arritjet, sfidat dhe prioritetet e Qendrës për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *