Vizita e Z. Alexander A. Arvizu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në Qendrën Psiko-Sociale “Vatra”

Më datë 17 Qershor 2013, Z. Alexander A. Arvizu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri së bashku me përfaqësues të tjerë të Ambasadës Amerikane vizituan Strehëzën “Vatra”  për viktimat e trafikimit.
Z. Arvizu dhe përfaqësuesit e tjerë takuan nga afër stafin e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” si dhe përfitueset që akualisht janë duke u trajtuar në Qendër.
Nga ana e Drejtores Ekzekutive të Qendrës u bë një prezantim i punës së Vatrës në tërësi, shërbimet rehabilituese dhe riintegruese për viktimat e trafikimit dhe viktimat e dhunës si dhe vështirësitë dhe sfidat me të cilat stafi i Vatrës përballet gjatë asistencës së tyre.
Z. Arvizu vlerësoi punën inkurajuese të stafit të Vatrës dhe garantoi vazhdimësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara, Tiranë me Vatrën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *