Thirrje për shërbimet e një eksperti IT për ndërtimin e një website

Thirrje për shërbimet e një eksperti IT për ndërtimin e një website

Thirrja është e hapur si për entitetet ligjore ashtu edhe për individë profesionistë.

Përgjegjësitë e ekspertit, grupit të ekspertëve apo entitetit ligjor:

1. Të dizenjojë, krijojë dhe përditësojë website-in;

2. Të trasferojë informacionin nga website ekzistues tek faqja e re që do ndërtohet;

3. Cloud server për hostimin e faqes me infrastrukturë DB, script dhe mail të shpërndarë:

· Pa limit në madhësi;

· Pa limit në trafik;

· Pa limit në tabelë DB.

4. Të kryejë backup qëndror çdo muaj (ose me kërkesë shtesë çdo javë) në server më vete nga faqja;

5. Të ofrojë mbështetje të nivelit të parë (azhornim teksti, imazhi ose adrese) pa pagesë shtesë;

6. Të vendosë në dispozicion e një llogari (account) mbështetës me email dhe numër telefoni me zyrën e organizatës;

7. Të përgjigjet për asistencë brenda 24/48/72 orëve në varësi të problematikës;

8. Sulmet kibernetike konsiderohen prioritet maksimal dhe të adresohen në çast pa pritje nga ekipi mbështetës;

9. Të respektojë afatetet në përgatitjen dhe lancimin e website;

10. Të aplikojë testime për të identifikuar probleme dhe për të zhvilluar eksperiencën e përdoruesit;

11. Të komunikojë rregullisht me stafin e organizatës;

12. Të kontribuojë duke sugjeruar tipare të reja të website-it;

13. Të sigurojë që produktet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale;

14. Të mundësojë matjen e vizitave të website-it, numrin e shikimeve dhe ndërveprimet;

15. Të mundësojë vendosjen e nje llogarie në faqen web për donacione.

Kualifikimet dhe eksperienca e ekspertit:

Të detyrueshme:

· Subjekti të jetë i regjistruar pranë Zyrës së Tatim-Taksave;

· Të ketë të paktën dy vite punë të provuara në këtë fushë;

· Të ofrojë paraprakisht shembuj të website-ve të zhvilluara më parë;

· Të zotërojë aftësi të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;

· Të ketë aftësi të mira komunikimi me stafin e organizatës;

· Të kryejë detyrat e ngarkuara duke respektuar afatetet e përcaktuara;

· Të zotërojë aftësi të mira të gjuhës angleze.

Të preferuara:

· Përvoja të mëparshme të punës me OJF.

Përjashtimi i aplikantëve:

Aplikantët do të përjashtohen nëse nuk dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar në këtë thirrje.

Lista e dokumenteve që duhet të paraqiten nga aplikantët

Të detyrueshme për të gjithë aplikantët:

1. Një letër interesi;

2. Një propozim të strukturës së website-it;

3. Një CV e përditësuar e ekspertit ose subjektit juridik që tregon se aplikanti përmbush kriteret për ndërtimin e një website;

4. Shembuj të punëve të mëparshme me link-et e web;

5. Një ofertë financiare e firmosur në monedhën EUR, dhe një buxhet i detajuar sipas detyrave dhe ditëve të punës që nevojiten.

Shtesë, e detyrueshme vetëm për subjektet juridike:

1. Akti i regjistrimit si subjekt juridik;

2. Një dokument që provon se subjekti juridik është me status aktiv;

3. Një ekstrakt historik i subjektit.

Individët ose subjektet juridikë duhet të dërgojnë ofertën e tyre financiare në adresën e emailit: info@qendravatra.org.al dhe vangjelia@qendravatra.org.al deri në datën 21 Maj 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *