Thirrje per sherbim dizenjimi

THIRRJE PER SHËRBIM DIZENJIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë një kompani apo profesionist të pavarur, në fushën e dizenjimit dhe printimit, për dizenjimin e Raporteve Vjetore të Qendrës Psiko-Sociale Vatra të viteve 2021 dhe 2022 në gjuhët shqip dhe anglisht.

I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet

Ofrimi i shërbimeve kërkohen në zbatim të projektit “Ofrimi i asistencës së qëndrueshme riintegruese për viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit, viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe abuzimit seksual në Shqipëri” mbështetur nga AWEN me fonde të SIDA.

II. Përgjegjësitë:

Pritet që kompania/profesionisti i/e rekrutuar për kryerjen e shërbimit, të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojë në afatet e përcaktuara, produktet e kërkuara.

III. Dokumentacioni i paraqitur nga kandidatët:

1. Kopjo e ofertës financiare për realizimin e shërbimit, përfshirë parametrat e dizenjimit
2. Kopjo e ekstraktit të printuar nga QKB për statusin e aktivitetit të agjencisë/biznesit

IV. Kohëzgjatja e shërbimit
Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 1 Korrik – 31 dhjetor 2023.

 

V. Procesi i aplikimit
Agjencia/profesionist të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 25.06 2023me postë tek adresa zyrtare e Vatrës me zarf të mbyllur: Adresa: lagjia: “Isa Boletini”, rr: “Nermin Vlora Falaski”, pallati nr. 13, Shk I, kati 3 , Vlorë, Albania, dokumentacionin e kërkuar për aplikim.

VI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Njoftimi i kandidatit fitues brenda datës 29.06.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *