THIRRJE PER SHËRBIM DIZENJIMI DHE PRINTIMI

THIRRJE PER SHËRBIM DIZENJIMI DHE PRINTIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 kompani apo profesionist të pavarur, në fushën e dizenjimit dhe printimit, për dizenjimin dhe printimin (1000 kopje) e një flete informuese për ofrimin e Ndihmës Juridike Falas dhe shërbimet për viktimat e dhunës me bazë gjinore.

 

I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet

Ofrimi i shërbimeve kërkohen në zbatim të projektit “Rritja e Aksesit në Drejtësi për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to”, të zbatuar nga Qendra Psiko-Sociale Vatra, mbështetur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financim të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).

II. Përgjegjësitë:

Pritet që kompania/profesionisti i/e rekrutuar për kryerjen e shërbimit, të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojë në afatet e përcaktuara, produktet e kërkuara.

III. Dokumentacioni i paraqitur nga kandidatët:

1. Kopjo e ofertës financiare për realizimin e shërbimit, përfshirë parametrat e dizenjimit dhe printimit për secilin opsion të ofertës

2. Kopjo e ekstraktit të printuar nga QKB për statusin e aktivitetit të agjencisë/biznesit

IV. Kohëzgjatja e shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 15 – 30 qershor 2023.

V. Procesi i aplikimit

Agjencia/profesionist të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10.06 2023 me postë elektronike (të skanuar) tek adresa e emailit të Vatrës: info@qendravatra.org.al dokumentacionin e kërkuar për aplikim.

VI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Njoftimi i kandidatit fitues brenda datës 12.06.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *