Thirrje për punonjës social për Njësitë e Lëvizshme Durrës dhe Berat

Terma Reference
Punonjës social për Njësitë e Lëvizshme
Durrës dhe Berat

 

I. Shërbimi i kërkuar

Nëpërmjet kësaj thirrje, Qendra “Vatra”, synon të kontraktojë dy punonjës socialë për ngritjen e Njësive të Lëvizshme në Durrës dhe Berat, të cilët do të jenë përgjegjës për identifikimin dhe referimin për shërbime të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, në qarqet Durrës dhe Berat, si edhe për informimin e të rinjve dhe komunitetit mbi trafikimin njerëzor në shkollat e këtyre qarqeve.

II. Informacion i Përgjithshëm

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si misionparandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.
Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

III. Projekti për të cilin po kontribuohet shërbimi
Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit “Identifikim dhe edukim për një parandalim efektiv të Trafikimit të Personave në Shqipëri”, financuar nga Fondi i Granteve të Vogla, Ambasada Amerikane dhe i zbatuar nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”. Projekti mbështet veprimet e Vatrës për parandalimin e trafikimit njerëzor nëpërmjet identifikimit proaktiv të Viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit si edhe edukimit.

Projekti synon forcimin e sistemit të identifikimit, referimit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit në Qarqet e Vlorës, Beratit dhe Durrësit, si edhe rritjen e nivelit të informimit të të rinjve mbi parandalimin e trafikimit njerëzor.

1. Konteksti i shërbimit të kërkuar

 

Punonjësit socialë, të cilët do të përzgjidhen nëpërmjet kësaj thirrje do të punojnë për rritjen e identifikimit të viktimave të trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, në Qarqet e Durrësit dhe Beratit. Njësitë e lëvizhme në këto qarqe do te nisin punën në 1 Dhjetor 2020 dhe do të punojnë në terren për të identifikuar dhe referuar rastet e viktimave të trafikimit në përputhje me MKR-në dhe Procedurat Standarde të Veprimit.

NJL punon me persona dhe familje vulnerabël me qëllim identifikimin sa më të shpejtë, viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, dhe identifikon agjenci dhe organizata që kontribuojnë për ndihmën ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit ose personave në rrezik trafikimi duke ndërmjetësuar për ofrimin e ndihmës ndaj personave në rrezik trafikimi.

Punonjësit socialë do të mbajnë kontakte të ngushta me autoritetet lokale, specifikisht me Policinë dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, por gjithashtu me të gjithë aktorët lokalë (agjensi shtetërore dhe organizata), për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e personave të identifikuar.

Gjatë punës në terren, punonjësit do të kontakojnë me viktima të mundëshmë të trafikimit, dhe do t’ju sigurojnë atyre informacion për të drejtat e viktimave, shërbimet për target grupin, si edhe do të mundësojnë kontaktin e viktimave me autoritetet lokale dhe organizatat për marrjen e shërbimeve.

Përveç punës identifikuese në terren, punonjësit socialë do të punojnë me komunitetet e të rinjve pranë shkollave të Durrësit dhe Beratit, për t’i informuar mbi trafikimin njerëzor, me qëllim parandalimin e Trafikimit Njerëzor.

2. Përgjegjësitë e punonjësit social:

Anëtari Njësisë Lëvizëse (NJL) do të punojnë në përputhje me metodologjinë e hartuar për punën dhe funksionimin e NJL. Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

· Vendosja e një marrëdhënie me besim viktima të mundshme trafikimi dhe grupe vulnerabël dhe identifikimi i rasteve;

· Identifikimi i viktimave të mundshme të trafikimit dhe referimi tek Autoriteti Përgjegjës:

· Vlerësimi i nevojave sipas formateve të miratuara në bashkëpunim me stafin e projektit;

· Ndërmjetësimi për marrjen e shërbimeve për target grupet me të cilat ai/ajo punon;

· Shpërndarje informacioni te grupet vulnerabël dhe target grupi, për trafikimin njerëzor si edhe për asistencën e mundshme në komunitetin ku jetojnë;

· Shpërndarja e informacionit tek grupet e të rinjve në shkollat e mesme;

· Mbajtja e një rregjistri për aktivitetet e kryera (timesheet);

· Pergatitja e planeve mujore të punës, raporteve mujore, -2 mujore, dhe vjetor duke përdorur formatet e aprovuara të raportimit ;

· Identifikimi dhe referimi I rasteve te tjera jashtë target grupit të synuar nga projekti (fëmijë dhe të rritur në gjendje vulnerabiliteti, , etj)

3. Monitorimi dhe raportimi

· Takime të përmuajshme do të realizohen midis stafit të projektit dhe punonjësve të skuadrës së terrenit, të përcaktuara në kalendarin e planit të punës;

· Raportet do të dorëzohen pranë stafit të projektit deri në cdo datë 1 të muajit pasardhës;

4. Indikatorët e performancës

· Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së punës.

· Rritje dhe përmirësimi i identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimi në zonën e mbuluar nga Njësitë e Lëvizshme

· Dorëzimi në afat i raportimeve (plane pune mujore, timesheet dhe raportet)

5. Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit është 10 muaj duke filluar nga 1 Dhjetor 2020 deri në 30 shtator 2021

6. Konfidencialiteti

Ofruesi I shërbimit merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

IV. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë punonjës social me këto specifika:

1. Të ketë punuar të paktën 2 vjet në fushën Anti-trafikim dhe të dhunës me bazë gjinore.

2. Të ketë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit njerëzor.

3. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit, politikave anti-trafikim, praktikave dhe Sistemit të Mbrojtjes në Shqipëri.

4. Aftësi të mira komunikuese dhe njohëse në fushën anti-trafikim.

5. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës.

V. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 26 Tetor 2020 në adresën e emailit zyrtar të Vatrës: info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të punës që synojnë të realizojnë (draft kalendar të shpërndarjes së punës; përshkrim të metodologjisë së punës)

3. Kopje të kartës se identitetit

4. CV – profesionale

5. Oferta financiare për realizimin detyrës

6. Referenca- punë të mëparshme të realizuara.

VI. Procesi I përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes së dokumentacionit do të realizohet nga Bordi Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 30 tetor 2020

2. Shqyrtimi i dokumentacionit të kandidatëve brenda datës 2 nentor 2020 dhe intervistimi brenda datës 6 Nëntor 2020

3. Njoftimi i kandidatit fitues 8 nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *