Thirrje për prokurim blerje kompjuterash

BLERJE KOMPJUTERASH

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 kompani që tregton kompjutera me qëllim blerjen e 4 kompjuterave (Desktop + monitor HP290 G4).

I. Projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Shërbimi kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus, Vienna.

II. Shërbimi i kërkuar

Blerja e 4 kompjuterave të rinj (Desktop + monitor HP290 G4).

III. Përgjegjësitë :
Pritet që kompania e kontraktuar për kryerjen e shërbimit, të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme.

IV. Procesi i aplikimit
Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë brenda datës 9.06 2021 me postë elektronike në adresën info@qendravatra.org.al, ose me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri, oferten financiare për shërbimin e kërkuar.

V. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *