Thirrje për kontraktimin e një kompanie/ekip/individ të fushës së gazetarisë për prodhimin e 2 video-ve informuese

Thirrje për kontraktimin e një kompanie/ekip/individ të fushës së gazetarisë për prodhimin e 2 video-ve informuese

I.Hyrje

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, me seli në Vlorë e cila synon parandalimin e trafikimit njerëzor, dhunës në familje dhe me bazë gjinore, mbrojtjen dhe fuqizimin social dhe ekonomik të viktimave të këtyre fenomeneve në Shqipëri nëpërmjet informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999 në mbështetje të shtresave në nevojë, veçanërisht grave, vajzave, të rinjve dhe fëmijët.

II.Informacion

Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një shqetësim serioz për shoqërinë dhe autoritetet shqiptare, të cilët përkundër përpjekjeve të vazhdueshme ende përballen me sfida që kufizojnë një përgjigje efikase dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni. Situata e keqe ekonomike, si dhe rritja e varfërisë ekstreme që përfshin shtresa të ndryshme të popullsisë në vend, vazhdon të mbajë gjallë dhe të ushqejë të gjitha llojet e trafikimit dhe abuzimit.

Ligje, strategji e plane kombëtare veprimi për luftën kundër trafikimit, dhunës, abuzimit të fëmijëve janë hartuar e aprovuar por vijon të mbetet problem zbatimi i tyre në praktikë nga institucionet përgjegjëse.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të këtij fenomeni nga të gjitha format e abuzimit e shfrytëzimit, mbetet një tjetër çështje e rëndësishme që duhet të vijojë të adresohet nga strukturat shtetërore, OJF dhe media gjithashtu.

Në këtë kuadër, Qendra “Vatra” kërkon të realizojëdy video informuese/sensibilizuese përkatësisht mbi format e trafikimit dhe shërbimet mbështetëse për viktimat, në mbështetje të zbatimit të projektit“Ofrim i asistencës së qëndrueshme riintegruese për ish-viktimat e trafikimit, dhunës në familje dhe abuzimit seksual në Shqipëri”, i cili financohet nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) me fonde të Agjensisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

III.Shërbimi kërkuar

Qendra Vatra kërkon të kontraktojë një kompani, individ apo ekip të fushës së gazetarisë për ofrimin e shërbimit për realizimin e 2 video-ve informuese/sensibilizuesembi format e trafikimit dhe shërbimet mbështetëse për viktimat. Këto video kanë për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik lidhur me rëndësinë e njohjes së formave të trafikimit dhe mbrojtjen nga ky fenomen.

Kompania/ekipi/individi që do të kontraktohet do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me stafin e projektit që po zbatohet nga Vatra. Video-t do të trasmetohen në media sociale nën administrim të Qendrës Psiko – Sociale “Vatra” me të drejta të rezervuara.

Më poshtë përgjegjësitë përkatëse të palës që do të kontraktohet.

Produkti i pritshëm: Realizimi i 2 video-ve me kohëzgjatje 60 sec secila të cilat duhet të paraqesin përkatësisht:

· Video 1: format e trafikimit;

· Video 2: shërbimet në Shqipëri për rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.

IV.Përgjegjësitë:

Kompania/ekipi/individi që do të kontraktohet do të jetë përgjegjës për:

1. Krijimin e video-ve bazuar në kërkesat e këtyre termave të references, me këshillimin e vazhdueshëm të stafit përgjegjës dhe me miratimin përfundimtar të qendrës “Vatra”;

2. Përzgjedhjen dhe vendosjen e kontakteve me persona, dakordësuar më parë me stafin e Vatrës, të cilët mund të jenë protagonistë në realizmin e video-ve;

3. Mbajtjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm me stafin e Vatrës, hap pas hapi gjatë prodhimit të video-ve, për të rënë dakort mbi detajet e realizimit të video-ve;

4. Ruajtjen e të drejtës së pronësisë së gjithë materialit të video-ve (filmime, draft video dhe video finale) së Qendrës Psiko – Sociale
“Vatra”.

V.Indikatorët e performancës

– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave në kuadër të kontratës së shërbimit;

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i video-ve finale;

– Rritje e numrit të vizitorëve dhe klikimeve në faqet zyrtare të rrejteve sociale të Vatrës dhe website.

VI. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimit është 1 Gusht – 30 Shtator 2021.

VII.Konfidencialiteti

Kompania/ekipi/individi merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

VIII.Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë eskpertë të fushës së gazetarisë me këto specifika:

1. Evidenca mbi eksperienca të mëparshme në përgatitje video informuese/sensibilizuese;

2. Të ketë njohje dhe të ketë punuar më parë me çështje të trafikimit të qenieve njerëzore;

3. Të zotërojë aftësi për të punuar në grup;

4. Të zotërojë aftësi për të punuar nën presionin e afateve.

IX. Procesi i aplikimit

Të interesuarit duhet të dërgojnë brenda datës 30 Korrik 2021 në formë PDF në adresën e emailit zyrtar të Vatrës: info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Një përmbledhje të shkruar të projekt idesë të video-ve që do të realizohen

3. CV;

4. Oferta financiare për zbatimin e projekt ideve;

5. Referenca- video, punë të mëparshme të realizuara.

Qendra “Vatra” brenda datës30 Korrik 2021 do të njoftojë për procesin e përzgjedhjes së ofertës më të përshtatshme bazuar edhe në ofertën financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *