THIRRJE PER KONTAKTIM KONSULENT KONTABILITETI

THIRRJE PER KONTAKTIM KONSULENT KONTABILITETI

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në kuadër veprimtarisë së saj dhe mbështetje financiare të PORTICUS, Vienna për projektin ” Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes së viktimave të trafikimit në Shqipëri”, shpall thirrjen për kontraktimin e një konsulenti kontabiliteti për kryerjen e regjistrimit të veprimtarisë financiare të organziatës në program kontabiliteti ALPHA Biznes.

Termat e Referencës

Hyrje

Informacion mbështetës mbi organizatën “Vatra”

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje dhe komunitet.

Aspektet kryesore të veprimtarisë së qendrës përfshijnë:

Parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të dhunës, si dhe parandalimin e problemeve që shkaktojnë fenomene të tilla.
Rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private.
Lobimin dhe advokimin për të kontribuar në krijimin e një mjedisi politik dhe legjislativ i cili u përgjigjet çështjeve kryesore të të drejtave të vajzave, grave dhe fëmijëve në vend.
Arsyetimi për shërbimin

Qendra “Vatra” shpreh interesin e saj për kontraktimin e një konsulenti kontabiliteti me qëllim regjistrimin e gjithë veprimtarisë financiare të organziatës në Programin e Kontabilitetit ALPHA Biznes.

 

PERSHKRIMI I SHERBIMIT

Ofruesi sherbimit :

 

Do te regjistroje ne programin e kontabilitetit Alpha Bizes te instaluar ne kompiuterin e Qendres Vatra cdo shpenzim dhe cdo transaksion bankar apo I arkes mbajtur dhe derguar nga menaxheri i finances se Vatres per periudhen 1 Janar – 31 Dhjetor 2021.
Do te regjistroje ne kontabilitet inventarin aktual dhe cdo produkt tjeter material qe do te blihet nga Qendra Vatra ne kuader te projekteve.
Ofruesi sherbimit do te kerkoje ne cdo kohe sqarime te nevojshme nga menaxheri i finances.
Cdo muaj do te jete ne kontakt me menaxherin e finances dhe Drejtorin e Organziates per te paraqitur punen/ sherbimin e kryer.
Ne fund te vitit ne bashkepunim me menaxherin e finances te Qendres Vatra do te pergatisin pasqyrat financiare. / bilancin për vitin 2021 si dhe dorëzimin e tij në Drejtorinë e Tatim Taksa.
Në rast se QPS Vatra do të vlerësojë pozitivisht bashkëpunimin për vitin 2021 me konsulentin e përzgjedhur, ky bashkëpunim do të vijojë dhe në vitet në vijim me rënien dakort të palëve.
Kualifikimi ose njohuritë e specializuara / përvoja e kërkuar

1- Të tek përfunduar arsimin e lartë në degën e financës

2- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë ne profesion.

3- Të njohë dhe përdorë shumë mirë programin e kontabilitetit ALPHA Biznes.

4- Eksperiencë në Sistemin e Kontabilitetit Alfa Biznes

. Procedura e vlerësimit

Proceduara e përzgjedhjes së ekspertit financiar do të bazohet në një analizë kumulative duke marr në konsideratë kombinimin e kualifikimeve të kandidatëve dhe shumën e propozuar për kryerjen e punës.

Kriteri A: Diplomë në Financë – pikët maksimale: 10;

Kriteri B: Ekperienca në kontabilitet – pikët maksimale: 30;

Kriteri C: Eksperienca në Sistemin e Kontabilitetit Alfa Biznes – pikët maksimale: 30;

Kriteri Financiar: 30% e vlerësimit total – pikët maksimale: 30.

Ju lutem dorëzoni brenda datës 30 Janar 2021 dokumentacionin e mëposhtëm pranë Qendrës “Vatra”:

1. CV

2. Kopje diplome dhe listë notash

3. Certifikata trajnimesh

4. Referenca, etj.

5. Ofertën financiare. Numrin e ditëve të punës dhe tarifën për çdo ditë pune

Aplikantët mund t’i paraqesin aplikimet e tyre në format në letër brenda datës 30 Janar 2021 ora 17:00, në adresën e mëposhtme:

Adresa:

Qendra Psiko- Sociale “Vatra”

Rruga: Nermin Vlora Falaski,
Nd.1, H 11, Ap 8. 9402
Vlorë – Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *