THIRRJE PER KONTAKTIM KOMPANI AUDITIMI/ AUDITOR

THIRRJE PER KONTAKTIM KOMPANI AUDITIMI/ AUDITOR

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në kuadër veprimtarisë së saj dhe mbështetje financiare të PORTICUS, Vienna për projektin ” Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes së viktimave të trafikimit në Shqipëri”, shpall thirrjen për kontraktimin e një Kompanie Auditimi për kryerjen e auditimit financiar të organizatës për vitin 2019 dhe 2020.

Termat e Referencës

Hyrje

Informacion mbështetës mbi organizatën “Vatra”

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje dhe komunitet.

Aspektet kryesore të veprimtarisë së qendrës përfshijnë:

Parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të dhunës, si dhe parandalimin e problemeve që shkaktojnë fenomene të tilla.
Rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private.
Lobimin dhe advokimin për të kontribuar në krijimin e një mjedisi politik dhe legjislativ i cili u përgjigjet çështjeve kryesore të të drejtave të vajzave, grave dhe fëmijëve në vend.
Arsyetimi për shërbimin

Qendra “Vatra” është në kërkim të një shoqërie të certifikuar për kryerjen e një auditimi specifik për veprimtarinë financiare të organizatës për vitet 2019 dhe 2020, të financuar nga PORTICUS , Viena

Auditimi do të kryhet në bazë vjetore.

Auditimi i parë do të mbulojë periudhën 1 Janar -31 Dhjetor 2019.

Auditimi dytë do të mbulojë periudhën 1 Janar -31 Dhjetor 2020.

Objektivat dhe qëllimi i auditimit

Objektivi është auditimi i raportit financiar për periudhat respective Janar—Dhjetor 2019 dhe janar- Dhjetor 2020 dhe dhënia e një opinioni të audituesve sipas ISA 800/805 në lidhje me pajtueshmërinë e raportit financiar të organizatës. Vlera totale e të ardhurave për vitin 2019 është : 330 960 EUR dhe vlera totale e të ardhurave për vitin 2020 është : 523 305 EUR.

II. Detyrat shtesë; sipas procedurave të rëna dakord në ISRS 4400, rishikimi i fushave të mëposhtme në përputhje me termat e referencës në vijim

Të shqyrtohet nëse kostot për pagat janë regjistruar përgjatë vitit në mënyrë sistematike, si dhe të shqyrtohet nëse kostot për pagat mund të verifikohen përmes një dokumentacioni mbështetës të mjaftueshëm. .
Në bazë të materialitetit (rëndësisë) dhe riskut, audituesi duhet të shqyrtojë nëse ka dokumentacion mbështetës në lidhje me kostot e mbuluara.
Të shqyrtohet nëse qendra “Vatra” ka zbatuar rekomandimet e audituesve të mëparshëm
Të shqyrtohet pajtueshmëria e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” me legjislacionin tatimor në fuqi, në lidhje me taksat dhe tarifat e sigurimit social.
Të shqyrtohet nëse Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka respektuar udhëzimet e prokurimit si dhe të gjitha rregullat e vendosura në Manualin e Piolitikave dhe Procedurave të Organizatës.
Të shqyrtohet nëse balanca dalëse për periudhën e mëparshme është e njëjtë me balancën hyrëse për periudhën aktuale.
Nëse “Vatra” përdor si parim kontabiliteti metodën me bazë arkëtimesh-pagesash të modifikuar , audituesi duhet të arsyetojë nëse parimi i përdorur i kontabilitetit është i pranueshëm për këtë lloj raporti financiar.
Audituesi duhet të kontrollojë marrëveshjet që Qendra Psiko Sociale “Vatra” ka me të gjithë donatorët financues për vitet 2019 dhe 2020 si dhe marrëveshjet për projektet e mbartura nga viti 2018.
Të kontrollojë burimin e të gjitha të ardhurave të organziatës.
III. Raportimi

Qëllimi i auditimit duhet metodologjia e përdorur duhet të deklarohen në raport.

Raporti duhet të nënshkruhet nga auditues përgjegjës (jo vetëm nga firma e auditimit) dhe të titullohet.

Raportimi nga audituesi duhet të përmbajë një raport të audituesit të pavarur në përputhje me formatin standard të ISA 800/805, dhe opinioni i audituesit duhet të deklarohet qartë, si dhe të paraqitet një letër përfaqësimi me gjetjet e auditimit dhe dobësitë e identifikuara gjatë procesit të auditimit. Pavarësisht materialitetit (rëndësisë), audituesi duhet të përcaktojë shumën e shpenzimeve për të cilat nuk ka një dokumentacion mbështetës të mjaftueshëm. Audituesi duhet të japë rekomandime për trajtimin e dobësive të identifikuara, dhe rekomandimet duhet të paraqiten me rend përparësie. Nëse audituesi vlerëson se gjatë auditimit nuk është identifikuar asnjë gjetje apo dobësi që do të rezultonte në hartimin e një letre përfaqësimi, në raportin e auditimit duhet të jepet një shpjegim në lidhje me këtë vlerësim.

Masat e marra nga organizata për trajtimin e dobësive të identifikuara në auditimet e mëparshme duhet të paraqiten gjithashtu në letrën e përfaqësimit.

Detyrat shtesë sipas procedurave të rëna dakord në paragrafin III të ISRS 4400, duhet të raportohen veçmas në një “Raport të gjetjeve faktike”.

Nëse audituesi kryen një detyrë shtesë sipas ISRS 4400 dhe vlerëson se vërejtjet e paraqitura në “Raportin e gjetjeve faktike” përfshijnë informacionin që do të përfshihej në një letër përfaqësimi, nuk është nevoja të hartohet një letër përfaqësimi. Në këtë rast, “Raporti i gjetjeve faktike” duhet të përfshijë shpjegimin përse nuk është hartuar një letër përfaqësimi.

Kualifikimi ose njohuritë e specializuara / përvoja e kërkuar

Shoqëri e regjistruar në IEKA;
Shoqëri e njohur ndërkombëtarisht;
Minimumi 10 vite përvojë pune, do të preferohej përvoja shtesë;
Përvojë me auditimin financiar të financimeve nga donator.
Afati kohor:

Raporti përfundimtar i auditit duhet të paraqitet për vitin 2019 brenda datës 10 Mars 2021 dhe për vitin 2020 brenda datës 20 Tetor 2021.

Dorëzimi i aplikimeve:

Të gjitha aplikimet duhet të paraqesin propozimin teknik, duke përfshirë:

Një CV të shoqërisë,
Një kopje të NIPT-it,
Regjistrimin në IEKA,
CV-të e anëtarëve kryesorë të stafit,
Një përshkrim i shkurtër i mënyrës sesi do të projektohet dhe zbatohet detyra (Metodologjia e Auditimit)
Ofertën financiare. Numrin e ditëve të punës dhe tarifën për çdo ditë pune
Aplikantët mund t’i paraqesin gjithashtu aplikimet e tyre në format në letër brenda datës 10 shkurt 2021, ora 17:00, në adresën e mëposhtme:

Adresa:

Qendra Psiko- Sociale “Vatra”

Rruga: Nermin Vlora Falaski,
Nd.1, H 11, Ap 8. 9402
Vlorë – Albania

Kriteret e vlerësimit

Përzgjedhja e individit apo kompanisë do të bazohet te:

 

Kriteret
Pikët
Përvoja e punës
60
Oferta financiare
40

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *