Thirrje për konsulencë në draftimin e Planit Strategjik 2020-2023 të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”.

Terma reference

Për konsulent në rishikimin e Planit strategjik të Qendrës Psiko-sociale “Vatra” për periudhën 2021-2023

I. Hyrje
Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si misionparandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Programi për të cilin po kërkohet shërbimi
Shërbimi kërkohet në kuadër të zhvillimit organizativ të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, dhe specifikisht në lehtësimin/udhëheqjen e organizuar për draftimin dhe finalizimin e Planit Strategjik 2021-2023 dhe Planit të Veprimit 2021 të organizatës.

Ky proces mbështetet nga AWEN me fonde të SIDA-s, në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të organizatave, anëtare të Rrjetit AWEN.

III. Background
Në përmbushje të misionit, vizionit dhe aktivitetit të saj, Qendra Psiko-sociale “Vatra”, harton dhe zbaton Plane strategjike, të cilat rishikohen dhe përditësohen në periudha 3-vjeçare. Në vijim të Planit Strategjik 2018-2020, Plani i rishikuar strategjik 2021-2023 i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” përbën një dokument i rëndësishëm që do të udhëheqë punën dhe aktivitetin e organizatës për vitet që vijojnë, duke pasur në fokus zhvillimin e fenomeneve të trafikimit njerëzor, dhunës me bazë gjinore, si edhe fokusin e organizatës në përputhje me situatat e reja, nevojat e grupeve të synuara dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ai pasqyron një periudhë të rëndësishme për vazhdimësinë e aktivitetit të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në parandalimin e trafikimit njerëzor, dhunës në familje dhe me bazë gjinore, mbrojtjen dhe fuqizimin social dhe ekonomik të viktimave të këtyre fenomeneve në Shqipëri nëpërmjet informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Stafi i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” do të punojë me përkushtim për realizimin me sukses të programeve të parashikuara për grupet e saj të synuara duke monitoruar vazhdimisht dhe vlerësuar periodikisht arritjen e rezultateve të dëshiruara.

IV. Shërbimi i kërkuar
Shërbimi i konsulentit kërkohet për dy qëllime:

1. Lehtësimin e procesit të rishikimit të planit strategjik

2. Draftimin dhe konsultimin e draftit final të Planit Strategjik 2021-2023 dhe Planit të Veprimit për 2021.

Konulenti do të punojë në bashkëpunim me grupin e planifikimit të Planit Strategjik, i përbërë nga Drejtori Ekzekutiv, stafi dhe antarë të bordit, për të realizuar:

1. Analizën e arritjeve të planit strategjik të mëparshëm. Analiza do të fokusohet në vlerësimin e sukseseve, sfidave dhe mësimeve të fituara të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, në realizimin e qëllimeve dhe objektivave për programet e saj në të kaluarën. Gjithashtu, vlerësimi i pikave të forta dhe të dobta të menaxhimit të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” do të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj analize.

2. Përgatitjen e draftit të parë të planit strategjik. Në këtë fazë do të draftohet dokumenti i parë i planit strategjik duke përfshirë misionin, vizionin, çështjet kritike dhe strategjitë e përgjithshme dhe qëllimet dhe objektivat për programet dhe menaxhimin.

3. Finalizimin e Planit Strategjik final dhe Planit të Veprimit për vitin 2021. Plani Strategjik i rishikuar do të finalizohet nëpërmjet një konsultimi të vazhdueshëm midis stafit të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” dhe ekspertit të kontraktuar, si dhe palëve të interesuara të Qendrës. Gjithashtu do të draftohet dhe finalizohet Plani i Veprimit të organizatës për vitin 2021.

V. Përgjegjësitë:
Konsulenti do të punojë në përputhje me metodologjinë e hartuar dhe rezultatet e pritshme në kuadër të aktivitetit. Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

1. Konsultimi i Planit Strategjik 2018-2020.

2. Mbledhja e të dhënave nëpërmjet instrumentave të aprovuar

3. Takime me grupin e punës për draftimin e planit strategjik

4. Draftimi i Planit Strategjik 2021-2023 dhe Planit të Veprimit 2021.

5. Rishikimi i dokumentave dhe finalizimi i tyre.

VI. Indikatorët e performancës

– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh.

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i Planit Strategjik 2021-2023 dhe Planit të Veprimit 2021, të finalizuara.

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i time-sheet-eve për realizimin e punës.

VII. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

 

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 10 – 28 dhjetor 2020, në 6 ditë pune faktike.

 

VIII. Konfidencialiteti

Konsulenti merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

IX. Kompetencat dhe aftësitë

1. Të ketë punuar të paktën 5 vjet në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit organizativ.

2. Të ketë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në realizimin e planeve strategjike dhe dokumentave pwr zhvillimin organizativ.

3. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit dhe zhvillimit organizativ.

4. Aftësi të mira në fushën e kërkimit, analizave dhe shkrimit të raporteve

5. Aftwsi tw mira nw fushwn e komunikimit dhe etikws profesionale.

6. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës

X. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 8 dhjetor 2020 në adresën e emailit zyrtar të Vatrës : info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të punës që synohet të realizohet (draft kalendar të shpërndarjes së punës; përshkrim të metodologjisë për hartimin e draft planit; koncept ide për strukturën dhe përmbajtjen e materialit

3. Kopje të kartës se identitetit

4. CV – profesionale (përfshirë referenca për punë të mëparshme të realizuara)

5. Oferta financiare për realizimin e punës

XI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Bordi Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës, bazuar në kriteret 1) të dokumentacionit të dërguar 2) procesit të intervistimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *