Thirrje për ekspertizë editimi dhe përkthimi

THIRRJE PËR EKSPERTIZË EDITIMI DHE PËRKTHIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 agjenci apo profesionistë të pavarur, në fushën e editimit shqip-shqip dhe perkthimit shqip-anglisht për ofrimin e shërbimeve si më poshtë:

1. Editimin shqip-shqip të studimit dhe përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën angleze të studimit “Përputhshmëria e kuadrit ligjor shqiptar me Acquis Communautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore” të realizuar nga Qendra Psiko-Sociale Vatra.

2. Editimin shqip-shqip të studimit dhe përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën angleze të studimit “Aksesi dhe cilësia e shërbimeve për Viktimat / Viktimat e Mundshme të Trafikimit në Shqipëri” të realizuar nga Qendra Psiko-Sociale Vatra.

I. Projekti për të cilin po kërkohenshërbimet

Ofrimi i shërbimeve kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus, Vienna.

II. Përgjegjësitë :

Pritet që personat/agjencia e rekrutuar për kryerjen e shërbimeve të ofrojnë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojnë në afatet e përcaktuara në kontratë produktet e kërkuara.

III. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimeve do të shtrihet në periudhën 1 Shtator – 24 Dhjetor 2021

IV. Konfidencialiteti

Konsulenti/konsulentët marrin në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

V. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë agjenci/konsulentë me këto specifika:

1. Të kenë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në realizimin e editimit dhe përkthimit të raporteve/studimeve, të paktën deri në 3 vjet.
2. Të jenë njohës të mirë të terminologjisë në gjuhët shqipe dhe angleze në fushën sociale dhe ligjore.

3. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës

VI. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 25 gusht 2021 me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri:

1. Letër – shprehje interesi
2. Dokumenta të identifikimit si agjenci apo person

3. CV – profesionale

4. Oferta financiare për realizimin shërbimeve të kërkuara

VII. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 25.08.2021

2. Njoftimi i kandidatëve fitues 27.08.2021

3. Parashikimi i fillimit të punës 1 shtator 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *