THIRRJE PËR EKSPERTIZË EDITIMI DHE PËRKTHIMI

THIRRJE PËR EKSPERTIZË EDITIMI DHE PËRKTHIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 agjenci apo profesionistë të pavarur, në fushën e editimit shqip-shqip dhe perkthimit shqip-anglisht dhe anglisht – shqip për ofrimin e shërbimeve si më poshtë:

Editimin shqip-shqip të studimit dhe përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën angleze të studimit “Aksesi dhe cilesia e Shërbimeve për Viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri” të realizuar nga Qendra Psiko-Sociale Vatra.
Përkthimin simultan të një workshopi nga shqip-anglisht dhe anglisht-shqip.
I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet

Shërbimi i shërbimeve kërkohet në zbatim të projektit “Ndërhyrje sistemike për të luftuar dhunën me bazë gjinore në Shqipëri” financuar nga projekti i Balkan Trust for Democracy (BTD) me fonde te Ministrisë së Jashtme Norvegjeze (NMFA) dhe të German Marshall Fund.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Shërbimi i kërkuar

1. Editimi i studimit “Aksesi dhe cilësia e Shërbimeve për Viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri” i cili është draftuar në gjuhën shqipe. Studimi përmban një volum prej 101 faqesh dhe është e nevojshme që të editohet fillimsht në gjuhën shqipe. Studimi pritet të editohet brenda periudhës 1 Prill – 15 Prill 2022.

2. Përkthimi në gjuhën angleze i studimit (pas edititimit në gjuhën shqipe) “Aksesi dhe cilësia e Shërbimeve per Viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri”. Përkthimi duhet të përkthehet në një terminologji të përshtatshme në fushën sociale. Studimi pritet të përkthehet brenda periudhës 15 Prill-30 prill 2022.

3. Përkthimi simultan në gjuhët shqip-anglisht dhe anglisht-shqip të një workshopi me një kohëzgjatje prej 4 oresh, gjatë muajit Maj 2022, me profesionistë dhe përfaqësues të OJF dhe organizatave ndërkombëtare, i cili do të realizohet, për të ndarë gjetjet e studimit të mësipërm (programi i workshopit dhe detajet e tij do të bëhen të disponueshme pas fillimit të punës së agjencisë/personit të kontraktuar).

III. Përgjegjësitë :

Pritet që personat/agjencia e rekrutuar për kryerjen e shërbimeve të ofrojnë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojnë në afatet e përcaktuara në kontratë produktet e kërkuara.

IV. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimeve do të shtrihet në periudhën 1 Prill– 30 Maj 2022, të përcaktuara sipas planit të aktiviteteve për të cilat kërkohen shërbimet.

V. Konfidencialiteti

Konsulenti/konsulentët marrin në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

IV. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë agjnci/konsulentë me këto specifika:

1. Të kenë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në realizimin e editimit dhe përkthimit të raporteve/studimeve, të paktën deri në 3 vjet.

2. Të jenë njohës të mirë të terminologjisë në gjuhët shqipe dhe angleze në fushën sociale dhe ligjore.

3. Aftësi të mira përkthyese të gjuhëve të kërkuara dhe të kenë eksperiencë të paktën dëri në 3 vjet si përkthyes simultan.

4. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës

X. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 mars 2022 me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri:

1. Letër – shprehje interesi

2. Dokumenta të identifikimit si agjenci apo person

3. CV – profesionale

4. Oferta financiare për realizimin shërbimeve të kërkuara

XI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 20.03.2022

2. Njoftimi i kandidatëve fitues 25.03.2021

3. Parashikimi i fillimit t ë punës 1 prill 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *