Thirrje për ekspertizë dizenjimi publikimi

THIRRJE PËR EKSPERTIZË DIZENJIMI PUBLIKIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 kompani apo profesionist të pavarur, në fushën e disenjimit dhe printimit/botimit, për dizenjimin dhe printimin e studimeve:

1. “Aksesi dhe cilësia e shërbimeve për Viktimat / Viktimat e Mundshme të Trafikimit në Shqipëri”, në gjuhën shqip dhe anglisht
2. “Përputhshmëria e kuadrit ligjor shqiptar me Acquis Communautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore” në gjuhën shqip dhe anglisht

I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet

Ofrimi i shërbimeve kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus, Vienna.

II. Shërbimi i kërkuar

Dizenjimi dhe printimi i studimeve :

1. “Aksesi dhe cilësia e shërbimeve për Viktimat / Viktimat e Mundshme të Trafikimit në Shqipëri”, në gjuhën shqip dhe anglisht
2. “Përputhshmëria e kuadrit ligjor shqiptar me Acquis Communautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore” në gjuhën shqip dhe anglisht

III. Përgjegjësitë :

Pritet që personi/agjencia e rekrutuar për kryerjen e shërbimit, pritet të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojnë në afatet e përcaktuara në kontratë produktet e kërkuara.

IV. Kohëzgjatja e shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 1 Tetor 2021 – 30 Qershor 2022.

V. Procesi i aplikimit

Agjencia/profesionist të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 25 Shtator 2021 me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri: Oferten financiare për realizimin shërbimeve të kërkuara

VI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 25.09.2021

2. Njoftimi i kandidatit fitues 27.09.2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *