Thirrje për ekspertizë dizenjimi publikimi
THIRRJE PËR EKSPERTIZË DIZENJIMI PUBLIKIMI
Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 kompani apo profesionist të pavarur, në fushën e dizenjimit dhe printimit/botimit, për dizenjimin dhe printimin e dy broshurave:
1. Identifikimi i Viktimave/Viktimave të mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për Mbrojtjen e Tyre – Udhëzues për zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të trafikimit, për Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
2. Identifikimi i Viktimave/Viktimave të mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për Mbrojtjen e Tyre – Udhëzues për zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të trafikimit, për Njësitë e Përbashkëta të Koordinuara, Institucionet e Kujdesit Rezidencial dhe Ditor, Insitucionet kombëtare dhe Ndërkombëtare të MKR me ose pa programe për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.
I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet
Ofrimi i shërbimeve kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus, Vienna.
II. Shërbimi i kërkuar
Dizenjimi dhe printimi i broshurave :
1. Identifikimi i Viktimave/Viktimave të mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për Mbrojtjen e Tyre – Udhëzues për zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të trafikimit, për Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
2. Identifikimi i Viktimave/Viktimave të mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për Mbrojtjen e Tyre – Udhëzues për zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të trafikimit, për Njësitë e Përbashkëta të Koordinuara, Institucionet e Kujdesit Rezidencial dhe Ditor, Insitucionet kombëtare dhe Ndërkombëtare të MKR me ose pa programe për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.
III. Përgjegjësitë :
Pritet që personi/agjencia e rekrutuar për kryerjen e shërbimit, pritet të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojnë në afatet e përcaktuara në kontratë produktet e kërkuara.
IV. Kohëzgjatja e shërbimit
Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 15 – 30 qershor 2022.
V. Procesi i aplikimit
Agjencia/profesionist të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10.06 2022 me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri: Oferten financiare për realizimin shërbimeve të kërkuara
VI. Procesi i përzgjedhjes
Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.
Data të rëndësishme:
1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 10.06.2022
2. Njoftimi i kandidatit fitues 12.06.2022
Lini një Përgjigje