THIRRJE PËR EKSPERTIZË DIZENJIMI PUBLIKIMI

THIRRJE PËR EKSPERTIZË DIZENJIMI PUBLIKIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 kompani apo profesionist të pavarur, në fushën e disenjimit dhe printimit/botimit, për dizenjimin dhe printimin e studimit “Aksesi dhe cilesia e Shërbimeve për Viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri” të realizuar nga Qendra Psiko-Sociale Vatra, në gjuhën shqip dhe anglisht

I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet

Shërbimi i shërbimeve kërkohet në zbatim të projektit “Ndërhyrje sistemike për të luftuar dhunën me bazë gjinore në Shqipëri” financuar nga projekti i Balkan Trust for Democracy (BTD) me fonde te Ministrisë së Jashtme Norvegjeze (NMFA) dhe të German Marshall Fund. Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Shërbimi i kërkuar

Dizenjimi dhe printimi i studimit “Aksesi dhe cilesia e Shërbimeve për Viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri” të realizuar nga Qendra Psiko-Sociale Vatra, në gjuhën shqip dhe anglisht

III. Përgjegjësitë :

Pritet që personi/agjencia e rekrutuar për kryerjen e shërbimit, pritet të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojnë në afatet e përcaktuara në kontratë produktet e kërkuara.

IV. Kohëzgjatja e shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën Maj 2022.

V. Procesi i aplikimit

Agjencia/profesionist të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 26 Maj 2022 me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri:

Oferten financiare për realizimin shërbimeve të kërkuara

XI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 26.05.2022

2. Njoftimi i kandidatit fitues 26.05.2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *