Thirrje për ekspertizë dizenjimi dhe publikimi

THIRRJE PËR EKSPERTIZË DIZENJIMI DHE PUBLIKIMI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë 1 kompani apo profesionist të pavarur, në fushën e dizenjimit dhe printimit/botimit, për dizenjimin dhe printimin e 7 broshurave, të titulluara:

Identifikimi i Viktimave/Viktimave të mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për Mbrojtjen e Tyre – Udhëzues për zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të trafikimit:

1. Për Policinë e Kufirit

2. Për Strukturat e Tjera të Policisë së Shtetit

3. Për Shërbimin Social Shtetëror

4. Për Bashkinë/NJMF

5. Për Institucionet e Shëndetit Publik

6. Për Institucionet e Arsimit

7. Për Inspektoratin Shtetëror të Punës

I. Projekti për të cilin po kërkohen shërbimet

Ofrimi i shërbimeve kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus, Vienna.

II. Shërbimi i kërkuar

Dizenjimi dhe printimi i broshurave

III. Përgjegjësitë :

Pritet që personi/agjencia e rekrutuar për kryerjen e shërbimit, pritet të ofrojë shërbim me cilësi dhe kosto të pranueshme, si edhe të dorëzojnë në afatet e përcaktuara në kontratë produktet e kërkuara.

IV. Kohëzgjatja e shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 20 Korrik – 15 Gusht 2020.

V. Procesi i aplikimit

Agjencia/profesionist të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 14.07 2020 me postë elektronike në adresën info@qendravatra.org.al, ose me postë zyrtare, ose dorazi në adressën, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Lagja Isa Boletini, Rruga Nermin Vlora Falaski, P. 13, hyrja 1, kati 3, Vlorë, Shqipëri: Oferten financiare për realizimin shërbimeve të kërkuara.

VI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Keshilli Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 14.07.2020

2. Njoftimi i kandidatit fitues 16.07.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *