THIRRJE PËR EKSPERTIZË

THIRRJE PËR EKSPERTIZË

EKSPERT I FUSHËS SË IT-së PËR KRIJIMIN E NJË BAZE TË DHËNASH (DATA BASE) PËR PROGRAMET E QENDRËS PSIKO-SOCIALE VATRA

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, kërkon të kontraktojë një ekspert IT për krijimin e një Data Base për hedhjen, sistemimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të të gjitha programeve të Qendrës Psiko-Sociale Vatra.

I. BACKGROUND

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila e ka filluar aktivitetin e saj që prej vitit 1999. Qendra ka si misiondhe ofron shërbime dhe ekspertizë në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Programet kryesore të “Vatrës” përfshijnë:

 

Parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës dhe abuzimit seksual (përmes fushatave sensibilizuese në mbarë Shqipërinë, mbështetjes me shërbime të fëmijëve, vajzave dhe grave në situatë vulnerabël)
Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore përmes punës në terren nga njësitë e lëvizshme në 5 rajone të Shqipërisë.
Shërbimet e rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat e trafikimit, abuzimit seksual dhe dhunës, veçanërisht për gratë, vajzat dhe fëmijët e tyre.
Ngritja e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe OJF-ve të tjera
Lobim dhe advokim (kontribut në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe politikave shqiptare)

Qendra Vatra punon bazuar në Politikat e Monitorimit dhe Vlerësimit, dhe raporton rregullisht tek donatorët dhe grupet e interesit. Instrumentat e monitorimit dhe vlerësimit janë teknika faktike që mbledhin dhe sistemojnë të dhënat nga realizimi i projekteve dhe programeve të Vatrës dhe i shërbejnë monitorimit, raportimit dhe vlerësimit efektiv të këtyre programeve.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

 

I. Projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Ofrimi i shërbimit kërkohet në kuadër të zbatimit të projektit të Granteve Themelore që po realizohet nga Qendra Psiko-Sociale Vatra. Projekti mbështetet nga Granti Themelor i projektit Rajonal “SMART Balkans – Civil Society for Shared Society in the Western Balkans” implementuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Mediacion (IDM) dhe mbështetet me financim nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtëme (NMFA).

II. Shërbimi i kërkuar

 

Nëpërmjet kësaj thirrje, Qendra “Vatra”, synon të kontraktojë një ekspert për realizimin e një Data Baze të përgjithshëm, i cili do të mbledhë të dhëna të plota për të gjitha programet e Vatrës, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Aktiviteteve të Organizatës. Data base do t’i shërbejë punës për përmirësimin e Monitorimit dhe Vlerësimit të Brendshëm dhe të jashtëm, si edhe komunikimit të rezultateve të programeve të organizatës. Aktualisht Qendra Vatra ka një Database i cili shërben për mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave të Programit të asistencës direkte për Viktimat e trafikimit, dhunës dhe formave të tjera të dhunës dhe abuzimit.

Eksperti që do të përzgjidhet do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Vatrës, kryesisht me atë manaxherial, me qëllim që të mundësohet ndërtimi i një instrumenti Database-i gjithëpërfshirës (të përshtatshëm për çdo program), të detajuar (të përshtatshëm për çdo aktivitet të programeve) dhe bashkëkohor (të përshtatshëm për gjenerimin e lehtësuar të të dhënave të formave të ndryshme).

Pritet që në përfundim të detyrës të krijohet dhe të jetë funksional Data Base i Programeve, duke përfshirë të gjitha aktivitetet për secilin program: atë të parandalimit; identifikimit dhe referimit; asistencës direkte; ngritje kapacitetesh, si edhe aktivitetet për lobim dhe advokim.

III. Kohëzgjatja e shërbimit

 

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 1 Shtator – 31 Tetor 2023, në jo më shumë se 10 ditë pune.

IV. Përgjegjësitë:

Eksperti në bashkëpunim me stafin e projektit do të punojë në përputhje me këto terma reference. Detyrat dhe aktivitetet specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

Hartimi dhe finalizimi i metodologjisë së punës
Mbledhja dhe analiza e të dhënave
Ndërtimi i Database
Finalizimi i Database

V. Indikatorët e performances

Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh.
Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i Database.
Raportim i përmbledhur i punës së realizuar dhe kohëshënuesi i punës së realizuar
 

VI. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë një ekspert me këto specifika:

Të jetë njohës/e i/e mirë i programeve kompjuterike – i fushës së IT
Të ketë ekspertizë në fushën e programimit të bazës së të dhënave kompjuterike dhe eksperienca të mëparshme, të ngjashme në realizimin e dokumentave të ngjashëm
Shprehi të mira në komunikim dhe punë në grup dhe korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës.

VII. Procesi i aplikimit

Bizneset ose individët e interesuar duhet të dorëzojnë brenda datës 25 Gusht 2023, elektronikisht në adresën info@qendravatra.org.al, ose nëpërmjet postës zyrtare me zarf të mbyllur dokumentat si më poshtë:

Letër – shprehje interesi
Një përmbledhje të shkruar të punës që synojnë të realizojnë
Kopje të liçencës dhe kartës së identitetit të personit ekspert
CV – profesionale
Oferta financiare për realizimin detyrës

Njoftimi i kandidatit fitues brenda datës 30.08.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *