Thirrje për ekspertizë

Thirrje për ekspertizë

Ekspert për realizimin e një booklet-i me njohuri mbi trafikimin online të femijëve dhe parandalimin e tij

I. Hyrje

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si misionparandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Thirrja dhe projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Shërbimi i ekspertit kërkohet në kuadër të projektit që po zbatohet nga Qendra Psiko-Sociale Vatra me titull “Rritja e angazhimit të të rinjve dhe institucioneve vendore në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave”, mbështetur me fonde të Komisionit për Demokraci, Programi i Granteve të Vogla, të Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

III. Sfondi

Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një çështje shqetësuese për shoqërinë shqiptare. 68% e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, të identifikuar dhe mbështetur me shërbime gjatë 2021 nga ana e qendrave të Koalicionit Shqiptar të Strehëzave Anti-Traffikim, ishin të mitur, vajza dhe djem, të cilët për shkak të mungesës së informacionit dhe situatës së tyre vulnerabël kanë rënë pre e trafikantëve.

IV. Shërbimi i kërkuar

 

Nëpërmjet kësaj thirrje për ekspert, Qendra “Vatra”, synon të kontraktojë një ekspert për realizimin e një booklet-i të shkurtër ku të trajtohen ndër të tjerash:

· Format e trafikimit dhe abuzimit të fëmijëve në internet

· Format e rekrutimit të fëmijëve online

· Këshilla për parandalimin e trafikimit të fëmijëve në internet

· Raportimi dhe mbrojtja e viktimave trafikimit të fëmijëve të trafikuar/shfrytëzuar nëpërmjet internetit.

V. Përgjegjësitë:

Eksperti që do të përzgjidhet, do të punojë në bashkëpunim me stafin e projektit për draftimin dhe finalizimin e booklet-it në përputhje me shërbimin e kërkuar.

VI. Kohëzgjatja e shërbimit të ekspertizës

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 25 Tetor – 30 Nëntor 2022.

VII. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë një ekspert me këto specifika:

1. Të ketë punuar të paktën 5 vjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve

2. Të ketë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në realizimin fletëve informuese, booklet, broshura dhe studime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe specifikisht të fëmijëve të trafikuar dhe të rrezikuar për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar.

3. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit, politikave, praktikave të Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri.

4. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës.

VIII. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë brenda datës 21 Tetor 2022 dorazi pranë zyrave të Vatrës, ose me postë elektronike në adresën info@qendravatra.org.al , materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një propozim të shkurtër të punës që synojnë të realizojnë

3. Oferta financiare për realizimin punës

4. CV – profesionale

5. Kopje të kartës se identitetit

IX. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes së dokumentacionit do të realizohet nga Bordi Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 21 Tetor 2022

Njoftimi i kandidatit fitues 24 Tetor 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *