Terma Reference

Terma Reference
Detyrë afatshkurtër – Ekspert/e gazetar për prodhim video ndërgjegjësuese

I. Hyrje
Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri.

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion qysh prej vitit 1999.

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka si mission parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Background/ information
Fenomeni i abuzimit seksual, shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve mbetet një shqetësim serioz për shoqërinë dhe autoritetet shqiptare, të cilët përkundër përpjekjeve të vazhdueshme ende përballen me sfida që kufizojnë një përgjigje efikase dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni. Situata e keqe ekonomike, si dhe rritja e varfërisë ekstreme që përfshin shtresa të ndryshme të popullsisë në vend, vazhdon të mbajë gjallë dhe të ushqejë të gjitha llojet e trafikimit dhe abuzimit. Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për TIP 2017 e renditi Shqipërinë në Grupin 2 dhe e kualifikon atë si vend burimi dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët që i nënshtrohen trafikimit seksual, punës së detyruar dhe lypjes Brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, Grupi i Ekspertëve të Veprimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) të Këshillit të Evropës në raportin e dytë të vlerësimit të Shqipërisë në qershor 2016 nënvizon se “Shqipëria mbetet kryesisht një vend i origjinës për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Numri i fëmijëve viktima, veçanërisht të trafikimit të brendshëm, është në rritje “. Duke iu referuar raportit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MSËY), UNICEF & Save the Children me titull “Studimi Kombëtar mbi Fëmijët në Situatën Rurale në Shqipëri”, Prill 2014, rezulton se 1/3 e fëmijëve në situatë rruge janë në rrezik për t’u trafikuar. Përveç të dhënave të paraqitura në këto raporte, për vitin 2016, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Për Luftën Kundër trafikimit të personave raporton 95 raste të viktimave të trafikimit /viktima të mundshme të trafikimit identifikuar nga agjensi shtëtrore dhe joshtetërore që punojnë në antitrafikim në vend. Kryesisht fëmijët, viktima të trafikimit janë subjekt i : shfrytëzimit seksual, punës së detyruar, lypje, apo përfshirje në kryerjen e veprave penale si : vjedhje, shprëndarje apo kultivim të bimëve narkotike (cannabis).Trafikantët përdorin premtime të rreme siç janë martesa ose oferta e punësimit për të detyruar viktimat të ushtrojnë prostitucion. Gjithnjë e më shumë përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat dhe kryesisht ata minorenë.

Ligje, strategji e plane kombëtare veprimi për luftën kundër trafikimit, dhunës, abuzimit të fëmijëve janë hartuar e aprovuar por vijon të mbetet problem zbatimi i tyre në praktikë nga institucionet përgjegjëse.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik lidhur me cështjen e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e abuzimit e shfrytëzimit, mbetet një tjetër cështje e rëndësishme që duhet të vijojë të adresohet nga strukturat shtetërore, OJF dhe media gjithashtu.

Në këtë kuadër Qendra Vatra kërkon të realizojë një video sensibilizuese me titull : “Unë kam të drejtë të jetoj në një shoqëri të sigurtë”, nënë mbështetje të zbatimit të projektit “Identifikimi dhe mbrojtja ndërsektoriale për femijë viktima të trafikimit, viktima te mundshme të trafikimit”, i cili financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet Save the Children në kuadër të projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”.

Projekti “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me Terre des Hommes në Shqipëri.

Projekti synon forcimin e sistemit të identifikimit, referimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, viktimave të trafikimit, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit në Bashkinë e Vlorës, nëpërmjet identifikimit, referimit dhe mbështetjes me shërbime ndërsektoriale për këtë target grup dhe të informimit të opinionit publik dhe të rinjve mbi trafikimin e fëmijëve dhe mekanizmat mbrojtjes.

III. Shërbimi kërkuar
Qendra Vatra kërkon të kontraktojë një Kompani apo profesionistë (ekip) të fushës së gazetarisë për ofrimin e shërbimit për realizimin e video-mesazhit ndërgjegjësues “ Unë kam të drejtë të jetoj në një shoqëri sigurte”, i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.

Ekipi profesionistëve apo Kompania e Licensuar qe synohet të kontraktohet do të punojë në bashkëpunim të ngushtëme stafin e projektit që po zbatohet nga Vatra për prodhimin e videos ndërgjegjësuesee cila do të trasmetohet në media sociale nën administrim të Qendra psiko – Sociale “Vatra” me të drejta të rezervuara.

Më poshtë përgjegjësitë përkatëse të palës që do të kontraktohet.

Produkti i pritshëm

Përmbajtja e videos ndërgjegjësuese synohet të ketë në fokus :

a. Paraqitjen e fenomeneve të trafikimit, dhunës shfrytëzimit të fëmijëve.

b. Pasojat e këtyre fenomeneve tek fëmijët, qytetarët dhe shoqëria në përgjithësi.

c. Parandalimi i trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve.

d. Mbrojtja e fëmijëve viktima të këtyre fenomeneve.

IV. Përgjegjësitë:
Grupi eksperteve gazetarë / Kompania do të jenë përgjegjës për :

1. Krijimin dhe ndarjen e videos ndërgjegjësuese, bazuar në kërkesat e këtyre termave të references dhe projektit përkatës, me këshillimin e vazhdueshëm të stafit përgjegjës dhe me miratimin përfundimtar të Organizatës Vatra.

2. Perzgjedhjen dhe vendosjen e kontakteve me persona publik dhe jo publike rene dakort me pare me stafin e projektit te cilet do te jene protagoniste ne realizmin e videos.

3. Perzgjedhjen dhe vendosjen e kontakteve me prinder e femije (duke konsideruar domosdoshmerisht lejen e prinderve dhe deshiren dhe vullnetin e femijeve ) te cilet mund te jene protagonist ne video.

4. Të jetë në kontakt të vazhdueshëm me stafin e Vatrës hap pas hapi gjatë prodhimit të videos për të rënë dakort mbi detajet e saj.

5. Ruajtjen e të drejtës së pronësisë së gjithë materialit të videos (filmime, draft video dhe video finale ) së Qendrës Psiko – sociale
“Vatra”.

V. Indikatorët e performances
– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh..

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i videos finale ndëgjegjësuese.

– Rritje e numrit të vizitorëve dhe klikimeve në faqen zyrtare FB si dhe në faqen zyrtare website të Vatrës .

 

VI. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës
Kohëzgjatja e shërbimit është 22 Dhjetor 2017 – 30 Janar 2018.

 

VII. Konfidencialiteti
Ekipi i specialistëve/ Kompania merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe professional. Grupi i përzgjedhur do të njihet, bjerë dakort e firmosë politikat e mbrojtjs së fëmijëve dhe konfidencialitetit të Organizatës Vatra.

VIII. Kompetencat dhe aftësitë
Vatra synon të kontraktojë eskpertë të fushës së gazetarisë me këto specifika :

1. Evidenca mbi eksperienca të mëparshme në përgatitje video ndërgjegjësuese.

2. Të jetë brenda fushës së gazetarisë.

· Njohje dhe interes të lartë mbi të drejtat e fëmijëve

· Aftësi të punës në grup

· Aftësi të punës nën presionin e afateve.

· Korrektësi.

IX. Procesi i aplikimit
Kompania apo profesionistë të interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Dhjetor 2017 në formë PDF në adresën e emailit zyrtar të Vatrës:info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të projekt idesë të videos ndërgjegjësuese që do të realizohet

3. CV – kompanisë apo grupit të specialisteve.

4. Oferta financiare për zbatimin e projekt idesë

5. Referenca- video, pune të mëparshme të realizuara.

Qendra “Vatra” brenda datës 22 Dhjetor 2017 do të njoftojë për procesin e përzgjedhjes së ofertës më të përshtatshme bazuar edhe në ofertën financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *