Terma reference-Punonjës social për identifikim pro-aktiv të viktimave të trafikimit / të mundshme trafikimi.Qarku Dibër

Titulli i pozicionit të punës: Punonjës social për identifikim pro-aktiv të viktimave të trafikimit / të mundshme trafikimi.

Projekti: “Transforming National Response to Human Trafficking in and from Albania” financuar nga UNICEF Albania me fonde të Ambasadës Britanike në Shqipëri.

Periudha e kontratës: 12 muaj

Koha e punës: Punë me kohë të pjesshme

Zona gjeografike: Qarku Dibër

Data e mundshme për fillimin e punës: Mars 2020

Në kuadër të projektit “Transforming National Response to Human Trafficking in and from Albania”, financuar nga UNICEF Albania me fonde të Ambasadës Britanike në Shqipëri, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” kërkon të punësojë 2 punonjës social (me kohë të pjesshmë) në Qarkun Dibër për identifikim në terren të viktimave të trafikimit / të mundshme trafikimi .

Informacion i përgjithshëm për organizatën

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse me seli në Vlorë, e cila ka si mision parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje e shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet zbatimit të programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999. Është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë me vendim 693, dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar pranë Gjykatës së Rrethit, Tiranë, me nr. 211 Akti, datë 17.01.2005; liçensuar nga Qendra Kombëtare e Liçensimit me dy liçensa, përkatësisht: “Qendër Shërbimsh Komunitare” e “Qendër Shërbimesh Rezidenciale”.

Fushat e veprimtarise së Qendrës “Vatra” janë:

– Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës në familje dhe problemet që gjenerojnë këto fenomene;

– Rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave të trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje;

– Ngritja e kapaciteteve për përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe jo shtetërorë në lidhje me çështje të trafi kimit njerëzor dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave;

– Lobimi dhe advokimi në mbrojtje të të drejtave të grave, vajzave dhe fëmijëve.

Informacion për pozicionin e punës

Me qëllim luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, Qendra “Vatra” punon në drejtim të identifikimit pro-aktiv të viktimave të trafikimit/të mundshme trafikimi. Nëpërmjet projektit “Transforming National Response to Human Trafficking in and from Albania”, Vatra do të zgjerojë zonën gjeografike për identifikim pro-aktiv nëpërmjet një Skuadre Terreni (ST) që do të veprojë në Qarkun Dibër. Skuadra e Terrenit do të përbëhet nga 2 punonjës social/psikolog (me kohë të pjesshme) të cilët do të trajnohen paraprakisht për identifikimitn e VT/VMT në përputhje me MKR-në dhe Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.

Punonjësit e ST do të mbajn kontakte të ngushta me autoritetet lokale, specifikisht me Policinë dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, por gjithashtu me të gjithë aktorët lokalë (agjensi shtetërore dhe organizata), për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e personave të identifikuar.

Gjatë punës në terren, punonjësit do të kontakojnë me VT/VMT dhe do t’ju sigurojnë atyre informacion për të drejtat e viktimave, shërbimet për target grupin, si edhe do të mundësojnë kontaktin e viktimave me autoritetet lokale dhe organizatat për marrjen e shërbimeve. Punonjësi i ST do të jetë pergjegjës për identifikimin fillestar dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit nëpërmjet punës në terren.

Për ST do të ofrohet mbështetje teknike dhe mentorim gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozicionin e punës:

Punonjësi/ja i/e ST do të punojë në përputhje me metodologjinë e hartuar për punën. Detyrat dhe aktivitetet specifike do të realizohen në përputhje me termat e referencës si më poshtë:

– Të punojë në mënyrë aktive në komunitetet e caktuara (targetuara);

– Të kontaktojë direkt me persona në rrezik për tu trafikuar apo shfrytëzuar;

– Të realizojë takime individuale me individë dhe familje që janë të ekspozuar ndaj trafikimit;

– Të bashkëpunojë me Njësinë Antitrafik në Policinë e Shtetit dhe Komisariatet e Policisë;

– Të hartojë planin e daljeve javore në terren;

– Të organizojë forume të ndryshme në komunitet dhe fokus grupe në mënyrë që të informojnë popullatën në rrezik rreth trafikimit dhe mënyrën se si ata mund të kërkojnë mbështetje;

– Të ofrojë ndihmën e parë, të plotësojë formën e vëzhgimit dhe vlerësimit të shpejtë;

– Të lehtësojë aksesin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit në shërbime të ndryshme bazuar në nevojat e tyre;

– Të përgatisë një raport ditor për rastet e identifikuara;

– Të përgatisë raporte mujore, 3-mujore, 6-mojore dhe vjetore;

– Të mbajë një databazë me të dhënat për rastet e identifikuara, referuara;

– Të bashkëpunojë me struktura të tjera si PMF, psikolog shkollash, ofrues të tjerë shërbimesh, etj;

– Detyra të tjera që mund të përcaktohen nga supervizori në funksionin të veprimtarisë së ST.

Pritshmëri të përgjithshme:

– Marrja e përgjegjësive dhe të qënit i/e përgjegjshëm/me;

– Të qënit mbështetës dhe bashkëpunues me skuadrën;

– Mbajtja e standardeve dhe e një performance të mirë kur punon nën presion;

– Trajtimi me qetësi i situatave të emergjencës;

– Mbajtja e një qëndrimi të kujdesshëm dhe edukativ;

– Mbajtja e aftësive komunikuese, negociuese dhe intervistuese;

– Të qenit diskret, i orientuar tek rezultatet duke respektuar procedurat për ruajtje e konfidencialitetit dhe rregullave të sigurisë;

– Të qenit i/e ndërgjegjshëm/me për të kërkuar mbështetje për të përballuar sfidat emocionale dhe mendore të ngritura nga puna me viktimat e trafikimit.

Kualifikimet dhe përvoja:

· Diplomë universitare në punë sociale ose psikologji;

· Njohuri të mira në fushën e mbrojtjes sociale;

· Të paktën 2 vite eksperiencë në profesion;

· Njohuri të mira në gjuhën angleze përbëjnë avantazh;

· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi.

Aplikimi

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe letër për shprehje interesi brenda datës 15.02.2020 në adresën e e-mailit info@qendravatra.org.al me subjekt pozicionin e punës: Aplikim per punonjes social/psikolog Diber.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *