Terma reference-Punonjës Social në mbështetje të punës dhe menaxhimit të fëmijëve, viktima/viktima trafikimi dhe ata në risk, pranë NJMF, Bashkia Vlorë

Terma reference

 

Punonjës Social në mbështetje të punës dhe menaxhimit të fëmijëve, viktima/viktima trafikimi dhe ata në risk, në bashkëpunim me NJMF, Bashkia Vlorë

I. Hyrje

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si misionparandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Thirrja për ekspertizë dhe projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Nëpërmjet kësaj thirrje për ekspert, Qendra “Vatra”, synon të kontraktojë një Punonjës Social për të punuar në bashkëpunim me Punonjësin e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, duke iu atashuar në mbështetje të menaxhimit të rasteve të fëmijëve të identifikuar si VT/VMT (mbledhjet e grupit multidisiplinar, vlerësimit të rasteve, hartimit të planit të ndihmës dhe monitorimit të tyre). Gjithashtu punonjësi social do të mbështesë NJMF për mbarëvajtjen e database-it dhe dokumentacionit të nevojshëm në kuadër funksionimit të NJMF.

Shërbimi i ekspertit kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Fondacioni Katolik Europian. Nëpërmjet këtij projekti synohet fuqizimi i sistemit të mbrojtjes për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, synim që do të realizohet nëpërmjet vleresimit të aksesit për shërbime dhe kuadrit ligjor në Shqipëri, si edhe fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për zbatimin e legjislacionit, politikave sociale dhe praktikave më të mira për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

III. Shërbimi i kërkuar

 

Nëpërmjet kësaj thirrje për punonjës, Qendra “Vatra”, synon të kontraktojë një Punonjës Social për të punuar në bashkëpunim me Punonjësin e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, të Bashkisë Vlorë, duke iu atashuar në mbështetje të menaxhimit të rasteve të fëmijëve të identifikuar si VT/VMT Për më gjerë shërbimi i punonjësit social, kërkohet për dy qëllime:

1. Mbështetjen e NJMF, Bashkia Vlorë, për të vlerësuar, menaxhuar dhe monitoruar fëmijët në rrezik (viktima/viktima të mundshme trafikimi, fëmijë në risk për t’u trafikuar) dhe familjet e tyre.

Punonjësi social me eksperiencë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve do të punojë së bashku me Punonjësin e Mbrotjes së Fëmijëve (PMF) të Bashkisë Vlorë, duke e mbështetur profesionalisht lidhur me menaxhimin e rasteve: vlerësimin e fëmijëve/familjeve, mbështetjen në draftimin dhe implementimin e Planit të ndihmës, monitorimin e tyre në familje, si edhe lehtësimin e familjeve duke i informuar dhe referuar për marrjen e shërbimeve në komunitet, përfshirë OJF, sic është qendra Vatra. Ky punonjës, do të bashkëpunojë me Skuadrën e Terrenit dhe do ta mbështesë atë në identifikimin dhe referimin e rasteve.

 

2. Mbështetjen e NJMF me ekspertize në ruajtjen dhe mbajtjen e të dhënave dhe përpilimin e dokumentacionit gjatë procesit të ndërhyrjes.

Krahas mbështetjes direkte profesionale, punonjësi social do të bashkëpunojë me punonjësin e mbrojtjes së fëmijëve për të mbajtur dhe pasuruar të dhënat në database, për të draftuar relacione e raporte gjatë menaxhimit të rasteve, rregjistrimit dhe zbardhjes së takimeve të Grupit Teknik ndërsektorial. Punonjësi do të mbështesë NJMF në draftimin e planit të njësisë për parandalimin dhe asistencën direkte.

IV. Përgjegjësitë:

Punonjësi I kontraktuar në bashkëpunim me NJMF dhe stafin e projektit, do të punojë në përputhje me Termat e Referencës dhe mbi metodologjinë që do të hartohet për kryerjen e detyrës.

Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

1. Identifikimi I fëmijëve, viktima/viktima të mundshme trafikimi, në përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

2. Bashkëpunimi me PMF për vlerësimin e nevojave të fëmijëve në rrezik trafikimi, viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe familjeve të tyre.

3. Bashkëpunimi me PMF për draftimin e planeve të ndihmës dhe monitorimin e zbatimit të tyre.

4. Bashkëpunimin me institucionet lokale për referimin e rasteve për shërbime.

5. Bashkëpunimi me PMF në realizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të GTN.

6. Bashkëpunimi me PMF në realizimin dhe mbarëvajtjen e të dhënave në database dhe përpilimin e dokumentacionit të nëvojshëm.

7. Bashkëpunimi me PMF në realizimin e relacioneve dhe raporteve ndaj të tretëve.

8. Bashkëpunimi me PMF dhe Skuadrat e Terrenit në identifikimin dhe referimin e rasteve

9. Pjesëmarrja në takime, seanca informimi dhe fushata sensibilizuese për parandalimin e trafikimit në bashkëpunim me institucione të tjera lokale.

10. Shkrimi dhe dorëzimi planeve dhe raporteve mujore të punës, pranë stafit të projektit.

V. Indikatorët e performancës

– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së punës, në përputhje me termat e referencës sa më sipër.

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë I planeve dhe raporteve të punës.

– Timesheet I punës së realizuar

VI. Kohëzgjatja e punës

 

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 1 Shtator 2020 – 31 Gusht 2021.

 

VII. Konfidencialiteti

Punonjësi Social merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së Qendrës Psiko-Sociale Vatra, dhe rregullores së Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

VIII. Kriteret e përzgjedhjes

1. Të ketë përfunduar Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të jetë mbajtës i diplomës bachelor në “Punë Sociale” dhe master në Punë Sociale (pavarësisht nivelit të masterit).

2. Të ketë punuar të paktën 2 vjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

3. Të ketë eksperienca të mëparshme, të menaxhimit të rasteve të fëmijëve në rrezik, viktima/viktima të mundshme trafikimi.

4. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit, politikave anti-trafikim, praktikave dhe Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri.

5. Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me grupet të cilat mbështet, institucione dhe profesionistë të fushës.

6. Të ketë aftësi të mira në shkrimin dhe draftimin e dokumentave, si edhe preferohet të ketë njohuri në gjuhën angleze.

7. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës.

IX. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë me postë ose dorazi, brenda datës 5 Gusht 2020 në adresën postare të Vatrës, në një zarf të mbyllur materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Kopje të kartës se identitetit

3. CV – profesionale

4. Kopje të diplomave dhe dëshmive të trajnimeve të realizuara.

5. Referenca- punë të mëparshme të realizuara.

X. Procesi I përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga Bordi Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës, nëpërmjet:

Mbledhjes dhe klasifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët (në përputhje me kriteret e vendosura).
Intervistat e drejtpërdrejta me kandidatët.
Data të rëndësishme:

Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 5 Gusht 2020
Shqyrtimi i dokumentacionit të kandidatëve brenda datës 10 Gusht 2020
Intervistat me kandidatët brenda datës 15 Gusht 2020
Njoftimi i kandidatit fitues brenda datës 20 Gusht 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *