Terma reference për projektin: “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për gratë e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë gratë nga grupet vulnerabël në bashkitë e synuara në Shqipëri”

Vlorë, 25 Mars 2024

TERMAT E REFERENCËS

Projekti: “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për gratë e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë gratë nga grupet vulnerabël në bashkitë e synuara në Shqipëri”

Pozicioni:  Trajner për ngritjen e kapaciteteve për autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile në Bashkinë Vlorë
Vendndodhja: Vlorë

Kohëzgjatja:Prill 2024

 

Konteksti:

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë jofitimprurëse që synon parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, dhunën në familje dhunën me bazë gjinore dhe fuqizimin social-ekonomik të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet informacionit, edukimit, avokatisë dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në partneritet me Qendrën Psiko-sociale “Vatar”, shoqatat “Tjeter Vizion” dhe “Gender, Paqe, Siguri” po zbaton projektin “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për gratë e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë gratë nga grupet vulnerabël në bashkitë e synuara në Shqipëri” në kuadër të Programit të përbashket  te Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” financuar nga Qeveria Suedeze.

Projekti do të rrisë kapacitetet e autoriteteve lokale, si dhe OSHC-ve të tjera për përvetësimin dhe zbatimin e modeleve efektive për integrimin socio-ekonomik të të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes për të mbijetuarat  e dhunës me bazë gjinore.

Mbështetje për Bashkitë e Kamëz, Fier, Lushnje, Vlorë, Krujë, Cërrik, Gramsh do të ofrohet për të zhvilluar plane integrimi socio-ekonomik për gratë viktima të dhunës në familje dhe të të gjitha formave të tjera të dhunës. Pas zhvillimit të planeve socio-ekonomike për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore do të bëhet monitorimi i zbatimit të planeve përmes skemës së përshtatur në nivelin lokal dhe komponentët kryesorë të planit do të jenë pjesë e tij. “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe UN Women do të bashkëpunojë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zhvillimin e rekomandimeve për zgjerimin dhe aplikimin e kësaj nisme në bashkitë e tjera të Shqipërisë.

 

Objektivat e studimit:

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” kërkon një Trajner për ngritjen e kapaciteteve për autoritetet vendore dhe organizatat e shoqërisë civile në Vlorë. Trajnuesi do të kontraktohet për të ndërmarrë programin e ngritjes së kapaciteteve i cili do të fokusohet në: Qasjen e informuar të traumave kur merret me të mbijetuarat e dhunes më bazë gjinore; njohjen me përbërësit kryesorë të planeve socio-ekonomike të të mbijetuarve etj. Stafi i Bashkisë Vlorë dhe organizatave të shoqërisë civile do të trajnohen për t’u angazhuar në mënyrë aktive në aplikimin e Modeleve efektive të riintegrimit për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe advokojnë për përfshirjen e modeleve në planet e bashkive.

 

Përgjegjësitë e ekspertit përfshijnë:

  • Të zhvillojnë një program për ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe organizatat e shoqërisë civile për të rritur aftësitë e tyre në mbështetjen e ri-integrimit të të mbijetuarve të DHBGJ dhe për të adresuar nevojat e tyre në zbatimin e planeve socio-ekonomike;
  • Të organizojë një trajnim për profesionistë të autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile duke u fokusuar në: Qasjen e informuar mbi traumën kur kemi të bëjmë me të mbijetuar nga DHBGJ dhe njohja me komponentët kryesorë të planeve të tyre socio-ekonomike.
  • Të përgatis modulin e trajnimit i cili do draftohet dhe referohet në gjuhën shqipe;
  • Përgatitja e formularit me pyetje për vlerësimin para dhe pas trajnimit duke iu referuar fushës përkatëse të ekspertizës;
  • Përgatitja e një raporti në fund të zhvillimit të trajnimit.

 

Produkti dhe rezultatet:

Një trajnim i organizuar dhe ofruar për ofruesit e shërbimeve të Bashkisë Vlorë në lidhje me Qasjen e informuar ndaj traumave gjatë punës me të mbijetuarit e DHBGJ dhe njohja me komponentët kryesorë të planeve socio-ekonomike të të mbijetuarve – Prill 2024.

 

Kualifikimet:

  • Diplomë master ne Shkenca Sociale apo diploma të ngjashme universitare.
  • Të paktën 5 vite përvojë në studime, konsulenca, veçanërisht në ofrimin e ekspertizës në bashkëpunimin me aktorë të tjerët që punojnë në fushën e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të fokusuar në punën me të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.
  • Përvoja e mëparshme në punën me organizata lokale / ndërkombëtare që punon në fushën e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut fokusuar në punën me të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.
  • Aftësi organizative të mirë, i/e aftë të përcaktojë me përparësi detyrat.
  • Aftësi të forta të punës në ekip.
  • Aftësi të forta ndërpersonale prezantuese dhe komunikuese.

 

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni deri në 05 Prill 2024 CV tuaj, një letër interesi dhe dy kontakte referencash në adresën e mëposhtme të emailit: info@qendravatra.org.al  

 

Ju mund të dërgoni dokumentat tuaja gjithashtu në adresën e meposhtëme:

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”

Lagjia: “Isa Boletini”, Rr: “Nermin Vlora Falaski”, Pallati nr. 13, Shk I, Kati 3, Ap. 8, Vlorë, Albania

Kontakt: +35533400736

 

Ju lutem keni parasysh që vetëm kandidatët e seleksionuar nga CV-të do të njoftohen për interviste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *