Terma reference për “Ekspert për monitorimin e situatës së ofrimit të shërbimeve shoqërore për viktimat e dhunës në pesë bashkitë e Qarkut Berat (Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar) dhe hartimin e Raportit të Monitorimit

Vlorë, 12 Mars 2025

 

TERMAT E REFERENCËS

Pozicioni:  Ekspert për monitorimin e situatës së ofrimit të shërbimeve shoqërore për viktimat e dhunës në pesë bashkitë e Qarkut Berat (Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar) dhe hartimin e Raportit të Monitorimit

Projekti: Në kuadër të zbatimit të Projektit “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri” (EVAWIA), një Program i Përbashkët i OKB-së i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe i zbatuar nga tre agjenci të OKB-së – UN Women, UNDP dhe UNFPA – në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

Vendi i kryerjes të shërbimit: Pesë bashkitë e qarkut Berat: Bashkia Berat, Dimal. Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar.

Kohëzgjatja: 1 Prill – 13 Qershor 2025

 

Informacion i përgjithshëm për organizatën:

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse me seli në Vlorë, e cila ka si mision parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje e shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet zbatimit të programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999. Është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë me vendim 693, dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar pranë Gjykatës së Rrethit, Tiranë, me nr. 211 Akti, datë 17.01.2005, liçencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit me dy licenca, përkatësisht: “Qendër Shërbimsh Komunitare” dhe “Qendër Shërbimesh Rezidenciale”.

 

 

Fushat e veprimtarisë së Qendrës “Vatra” janë:

• Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës dhe abuzimit seksual (përmes fushatës sensibilizuese në mbarë Shqipërinë, mbështetjes me shërbime të fëmijëve, vajzave dhe grave në situatë vulnerabël)

• Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore përmes punës në terren nga ekipet e lëvizshme në 5 rajone të Shqipërisë.

• Shërbimet e rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat e trafikimit, abuzimit seksual dhe dhunës, veçanërisht gratë, vajzat dhe fëmijët e tyre.

• Ngritja e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe OJF-ve të tjera

• Lobim dhe advokim (Kontribut në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe politikave shqiptare)

 

Objektivat e studimit:

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” kërkon një ekspert për monitorimin e situatës së ofrimit të shërbimeve shoqërore për viktimat e dhunës në pesë bashkitë e Qarkut Berat (Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar) dhe hartimin e Raportit të Monitorimit. Shërbimi do të ofrohet përgjatë periudhës kohore 1 Prill – 13 Qershor 2025, për 10 ditë pune.

 

 

Përgjegjësitë e ekspertit përfshijnë:

 

1. Monitorimi dhe mbledhja e të dhënave

• Zhvillon dhe mirëmban një Plan Monitorimi të përafruar me kornizën logjike të projektit dhe treguesit e projektit.

• Drafton dhe zbaton instrumenta dhe shabllone për mbledhjen e të dhënave (p.sh., anketat, intervistat gjysmë të struktuaruara).

• Koordinon me stafin në terren, punonjësit socialë dhe institucionet partnere për të siguruar mbledhjen në kohë dhe të saktë të të dhënave.

 

2. Hartimi i Raportit të Monitorimit

• Harton raportin e monitorimit për pesë bashkitë e qarkut të Beratit

• Siguron që të dhënat e monitorimit të paraqiten qartë për t’u përdorur në raportimin e donatorëve dhe raportin e monitorimit.

 

3. Pritet të dorëzohen:

 

• Plani i Monitorimit

• Mjetet e mbledhjes së të dhënave

• Raporti i Monitorimit duke përfshirë gjetjet dhe rekomandimet

 

Kualifikimet:

Diplomë master ne Shkenca Sociale apo diploma të ngjashme universitare.
Të paktën 5 vite përvojë në studime, konsulenca, veçanërisht në ofrimin e ekspertizës në bashkëpunimin me aktorë të tjerët që punojnë në fushën e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të fokusuar në punën me të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.
Përvoja e mëparshme në punën me organizata lokale / ndërkombëtare që punon në fushën e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut fokusuar në punën me të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.
Aftësi organizative të mirë, i/e aftë të përcaktojë me përparësi detyrat.
Aftësi të forta të punës në ekip.
Aftësi të forta ndërpersonale prezantuese dhe komunikuese.
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni deri në 25 Mars 2025, CV dhe ofertën tuaj financiare në adresën e mëposhtme të emailit:

info@qendravatra.org.al

 

Ju mund të dërgoni dokumentat tuaja gjithashtu në adresën e meposhtëme:

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”

Lagjia: “Isa Boletini”, Rr: “Nermin Vlora Falaski”, Pallati nr. 13, Shk I, Kati 3, Ap. 8, Vlorë, Albania

Kontakt: +35533400736

 

Ju lutem keni parasysh që vetëm kandidatët e seleksionuar nga CV-të do të njoftohen për intervistë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *