Terma reference – Konsulencë /ekspertizë për realizimin e studimit “Studim mbi përputhshmërinë e kuadrit ligjor Shqiptar me Acquis Cmmunautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

Terma reference

 

Konsulencë /ekspertizë për realizimin e studimit

“Studim mbi përputhshmërinë e kuadrit ligjor Shqiptar me Acquis Cmmunautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

I. Hyrje

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si misionparandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

II. Projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Shërbimi i ekspertit/kërkues kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Fondacioni Katolik Europian. Nëpërmjet këtij projekti synohet fuqizimi i sistemit të mbrojtjes për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, synim që do të realizohet nëpërmjet vleresimit të aksesit për shërbime dhe kuadrit ligjor në Shqipëri, si edhe fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për zbatimin e legjislacionit, politikave sociale dhe praktikave më të mira për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

III. Shërbimi i kërkuar

 

Në kuadër të kësaj thirrje synohet të përzgjidhen dy ekspertë/konsulentë të fushës ligjore, për realizimin e një studimi të thelluar në fushën e legjislacionit anti-trafikim.

Qëllimi kryesor i studimit është të përcaktojë përputhshmërinë e legjislacionit Shqiptar Anti-traffikim me Acquis Cmmunautaire të Bashkimit Europian (BE) në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Pritet që fillimisht studimi të përkufizojë aktet ligjore të BE që përmbajnë aqcuis që lidhen me fushën e luftës kundër trafikimit njerëzor dhe në vijimësi mekanizmat rregullatorë të kuadrit ligjor Shqiptar në luftën kundër këtij fenomeni. Pjesa qëndrore e studimit do të jetë analiza e përpuethshmërisë midis standardeve ligjore ekzistuese me ato të BE, me rekomandime për të harmonizuar legjislacionin kur evidentohen mungesa të përputhjes.

Kërkimi do të ta arrijë synimin e tij nëpërmjet: 1) eksplorimit të procesit dhe progresit të pranimit vendit në BE. 2) Eksplorimit të legjislacionit që bie mbi kapituj të ndryshëm të Acquis të BE: Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi; Kapitulli 23 – Të drejtat themelore dhe juridike; Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe Siguria; Kapitulli 28: Mbrojtja e shëndetit dhe konsumatorit; 3. Të eksplorojë praktikat e zhvillimit të legjislacionit dhe përfshirjes së OJF-ve në shtrirjen e procesit.

Audienca e synuar do të jenë strukturat shtetërore të përfshira në raportimin mbi shtrirjen dhe politikë-bërjen, agjensitë ndërkombëtare që monitorojnë fushën e anti-trafikimit dhe shtrirjen e Acquis të BE, OJF kombëtare dhe ndërkombëtare që advokojnë për përmirësimin e legjislacionit antitrafikim dhe zbatimin e tij.

Pritet që ekspertët e përzgjedhur të përdorin një metodologji që kryesisht lidhet rishikimin e literaturës (legjislacionit, raporteve të progresit të BE, strategjive dhe planeve të veprimit, përshtatjen e traktateve, etj), analizën e literaturës së përzgjedhur, por edhe intervista për të qartësuar informacionin e mbedhur, për të eksploruar situata konkrete nëse është relevante, etj.

IV. Përgjegjësitë:

Ekspertët do të punojnë në përputhje me metodologjinë e hartuar dhe rezultatet e pritshme në kuadër të projektit. Detyrat dhe aktivitetet e tyre specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

1. Draft koncept/strukturë për realizimin e studimit

2. Zhvillimi i metodologogjisë për mbledhjen e të dhënave.

3. Mbledhja dhe analiza e të dhënave

4. Shkrimi i raportit të studimit

5. Rishikimi i raportit dhe finalizimi i studimit

V. Indikatorët e performancës

– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh.

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i studimit të finalizuar.

VI. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 1 Nëntor 2020– 31 Mars 2021, në 28 ditë pune faktike për kryerjen e studimit.

 

VII. Konfidencialiteti

Konsulenti / kërkuesi merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

VIII. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë dy konsulentë/kërkues me këto specifika:

1. Të kenë përfunduar studimet për Drejtësi

2. Të jenë ekspertë të fushës së ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe specifikisht atë Europian mbi trafikimin njerëzor

3. Të kenë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në realizimin e kërkimeve, analizave dhe studimeve, në fushën e legjislacionit për mbrojtjen dhe të drejtat e grupeve në nevojë (preferohet të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit).

4. Të jenë njohës të mirë të legjislacionit, politikave anti-trafikim, praktikave dhe Sistemit të Mbrojtjes kombëtar dhe të legjislacionit të BE.

5. Aftësi të mira në fushën e kërkimit dhe shkrimit të raporteve, analizave dhe studimeve të fushës.

6. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës

IX. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Tetor 2020 në adresën e emailit zyrtar të Vatrës: info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të punës që synojnë të realizojnë (draft kalendar të shpërndarjes së punës; përshkrim të metodologjisë për hartimin e draft studimit; koncept ide për trajtimin e temave të përcaktuara)

3. Kopje të kartës se identitetit

4. CV – profesionale

5. Oferta financiare për realizimin e studimit

6. Referenca- punë të mëparshme të realizuara.

X. Procesi I përzgjedhjes

Procesi I përzgjedhjes së kandidatit do të realizohet nga Bordi Administrativ I Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 20 Tetor 2020

2. Shqyrtimi i dokumentacionit të kandidatëve brenda datës 25 Tetor 2020

3. Njoftimi i kandidatit fitues me datë 28 Tetor 2020

4. Fillimi i punës së kandidatit të përzgjedhur datë 1 Nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *