Terma Reference Detyrë afatshkurtër – Konsulence ekspertize për realizimin e trajnimeve për “Identifikimin dhe Mbrojtjen ndërsektoriale të Fëmijëve në situatë trafikimi dhe abuzimi”

Detyrë afatshkurtër – Konsulence ekspertize për realizimin e trajnimeve për “Identifikimin dhe Mbrojtjen ndërsektoriale të Fëmijëve në situatë trafikimi dhe abuzimi”

I. Hyrje

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri.Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion qe prej vitit 1999. Kjo qender ka si mision parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. www.qendravatra.org.al

II. Background/ information

Fenomeni i abuzimit seksual, shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve mbetet një shqetësimserioz për shoqërinë dhe autoritetet shqiptare, të cilët përkundër përpjekjeve të vazhdueshme ende përballen me sfida që kufizojnë një përgjigje efikase dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni. Situata e keqe ekonomike, si dhe rritja e varfërisë ekstreme që përfshin shtresa të ndryshme të popullsisë në vend, vazhdon të mbajë gjallë dhe të ushqejë të gjitha llojet e trafikimit dhe abuzimit. Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për TIP 2017 e renditi Shqipërinë në Grupin 2 dhe e kualifikon atë si vend burimi dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët që i nënshtrohen trafikimit seksual, punës së detyruar dhe lypjes Brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, Grupi i Ekspertëve të Veprimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) të Këshillit të Evropës në raportin e dytë të vlerësimit të Shqipërisë në qershor 2016 nënvizon se “Shqipëria mbetet kryesisht një vend i origjinës për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Numri i fëmijëve viktima, veçanërisht të trafikimit të brendshëm, është në rritje “. Duke iu referuar raportit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MSËY), UNICEF & Save the Children me titull “Studimi Kombëtar mbi Fëmijët në Situatën Rurale në Shqipëri”, Prill 2014, rezulton se 1/3 e fëmijëve në situatë rruge janë në rrezik për t’u trafikuar. Përveç të dhënave të paraqitura në këto raporte, për vitin 2016, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Për Luftën Kundër trafikimit të personave raporton 95 raste të viktimave të trafikimit /viktima të mundshme të trafikimit identifikuar nga agjensi shtëtrore dhe joshtetërore që punojnë në antitrafikim në vend. Kryesisht fëmijët, viktima të trafikimit janë subjekt i : shfryytëzimit seksual, punës së detyruar, lypje, apo përfshirje në kryerjen e

veprave penale si: vjedhje, shprëndarje apo kultivim të bimëve narkotike (cannabis).Trafikantët përdorin premtime të rreme siç janë martesa ose oferta e punësimit për të detyruar viktimat të ushtrojnë prostitucion. Gjithnjë e më shumë përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat dhe kryesisht ata minorenë. Ligje, strategji e plane kombëtare veprimi për luftën kundër trafikimit, dhunës, abuzimit të fëmijëve janë hartuar e aprovuar por vijon të mbetet problem zbatimi i tyre në praktikë nga institucionet përgjegjëse.

Sistemi Vendor per Mbrojtjen e femijeve, duhet te punoje ne baze te Planit Lokal per Mbrojtjen e femijeve, I cili eshte hartuar ne vitin 2015 nga Bashkia Vlore, ku aktoret lokale shteterore dhe joshteterore, pergjegjes per identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e femijeve, duhet te punojne ne bashkepunim jo vetem per identifikimin, por edhe per planifikimin e nderhyrjes per mbrojtjen e femijeve ne situate rruge, trafikimi dhe abuzimi.

Në mbështetje të zbatimit të projektit “Identifikimi dhe mbrojtja ndërsektoriale për femijë viktima të trafikimit, viktima te mundshme të trafikimit”, i cili financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet Save the Children në kuadër të projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, Qendra Vatrado të realizojë nje seri trajnimesh me 3 sesione ditoreme temë qëndrore: “Identifikimi dhe Mbrojtja ndersektoriale e femijeve, viktima te trafikimit dhe abuzimit”,

Projekti “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me Terre des Hommes në Shqipëri.

Projekti synon forcimin e sistemit të identifikimit, referimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, viktimave të trafikimit, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit në Bashkinë e Vlorës, nëpërmjet identifikimit, referimit dhe mbështetjes me shërbime ndërsektoriale për këtë target grup dhe të informimit të opinionit publik dhe të rinjve mbi trafikimin e fëmijëve dhe mekanizmat mbrojtjes.

III. Shërbimi I kërkuar

Qendra Vatra kërkon të kontraktojë një konsulent/ekspertte fushes se Mbrojtjes se te Drejtave te Femijeve, I cili në bashkëpunim me stafin e projektit, do të punojë per dhënien e ekspertizës në tre trajnime që do të zhvillohen për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të institucioneve lokale shtetërore dhe OJF, që punojnë dhe janë përgjegjës për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e femijëve, te trafikuar, abuzuar dhe situatë rruge.

Kërkohet që konsulenti të realizojë 3 module trajnimi në përputhje me temat e trajnimeve që paraqiten me poshtë, si edhe të realizoje 3 dite sesione trajnimi në përputhje me tematikat e përcaktuara.

IV. Përgjegjësitë:

1. Pergatitja e temave :

a. Konventa për të drejtat e fëmijës dhe statusi i zbatimit të tyre në Shqipëri, identifikimi i grupeve të rrezikuara.

b. Legjislacioni, politikat sociale dhe aktet nën ligjore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve (përfshirë protokolli i mbrojtjes së fëmijëve ose Udhëzimi 10)

c. Konceptet e trafikimit/abuzimit. Pasojat e trafikimit dhe abuzimit tek fëmijët. Koncepti i reziliencës

d. Procesi I vlerësimit, rëndësia dhe tipat e ndryshëm të vlerësimit të rastit të fëmijës në nevojë për mbrojtje. Korniza e procesit të vlerësimit.

e. Treguesit dhe procedura e identifikimit fillestar dhe formal, për rastet e fëmijëve, viktima të trafikimit/viktima të mundshme të trafikimit (Procedurat standarde të Veprimit për Identifikimin dhe referimin e Viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit)

f. Planifikimi dhe ndërmarrja e një procesi vlerësimi. Analiza e riskut

g. Procesi I menaxhimit të rastit, qëllimet, parimet dhe lidhja me mbrojtjen e fëmijëve

h. Plani lokal për mbrojtjen e fëmijëve. Përgjegjësitë e secilit institucion në mbrojtjen dhe riintegrimin e fëmijëvë të abuzuar dhe trafikuar.

i. Planifikimi I riintegrimit të viktimave të trafikimit/abuzimit. Puna e grupit multidisiplinar për hartimin dhe zbatimin e planit të mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Monitorimi I zbatimit të planit.

2. Referimi i temave ne ditet e tre trajnimeve qe do te percaktohen nga Vatra brenda periudhes qe do te kryhet sherbimi, perkatesisht me tema:

a. “Baza ligjore për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve si dhe njohja me konceptet e trafikimit/abuzimit.”

b. “Procesi I identifikimit dhe vlerësimit në punën me fëmijët në nevojë për mbrojtje, me fokus abuzimin dhe trafikimin”

c. “Menaxhimi I rastit në punën me fëmijët në nevojë për mbrojtje me fokus abuzimin dhe trafikimin”

V. Indikatorët e performances

– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh.

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë imoduleve te trajnimit.

– Vleresim pozitiv nga pjesemarresit e trajnimeve, si edhe permiresimi i punes nderdisiplinare per identifikimin dhe mbrojtjen e femijeve.

VI. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimit është shtator- dhjetor 2017 – 4 ditë pune (1 për përgatijen e moduleve të trajnimit dhe 3 për realizimin e trajnimit gjatë sesioneve të përcaktuara.

VII. Konfidencialiteti

Konsulenti / eksperti merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

VIII. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë një ekspërt/e të fushës së Mbrojtjes se Fëmijëve me këto specifika:

1. Të ketë punuar të paktën 5 vjet në fushën e Mbrojtjes se të Drejtave të Fëmijëve

2. Të ketë ekspërienca të mëparshme, të ngjashme me shërbimin e kërkuar

3. Të jetë njohës/ei/e mirëi legjislacionit, politikave dhe Sistemit të Mbrojtjes se fëmijëve në Shqipëri.

4. Të ketë njohuri tëmirambi Të drejtat e Fëmijëve

5. Aftësi të mira komunikuese

6. Korrektësi.

IX. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 27 Gusht 2017 në adresën e emailit zyrtar të Vatrës:info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të punës që synojnë të realizojnë

3. Kopje të kartës se identitetit

4. CV – profesionale

5. Oferta financiare

6. Referenca- punë të mëparshme të realizuara.

Qendra “Vatra” brenda datës 31 Gusht 2017 do të njoftojë për procesin e përzgjedhjes së ofertës më të përshtatshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *