Të kujdesesh për tokën, të kujdesesh për veten

Në strehëzën tonë, aktiviteti i kopështarësisë nuk është thjesht për gjelbërim – është një mënyrë praktike për të rindërtuar jetën.
Të rejat e akomoduara në strehëz përfshihen në një program që kombinon kujdesin për bimët me kujdesin për veten. Puna me tokën, mbjellja dhe përkujdesja për kopshtin krijojnë një hapësirë të sigurt që ka në fokus rindërtimin e vetbesimit.
Fuqizim. Rritje. Qetësi. Praktikë.
Një hap i vogël në kopsht, një hap i madh drejt pavarësisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përtej plagëve të fshehura të traumës ka jetë!”, zbatuar nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *