Të drejtat e viktimave nuk kanë çmim!

14 Maj 2025
Lezhë
Të drejtat e viktimave nuk kanë çmim!

Ky ishte mesazhi kyç i trajnimit të zhvilluar me prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Qarkut Lezhë.
Trajnimet synojnë ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të këtyre institucioneve me praktikat më të mira në identifikimin, hetimin dhe gjykimin e çështjeve të trafikimit të personave me fokus të veçantë në të drejtat e viktimave të veprës penale dhe qasjen me në qendër viktimën. Gjithashtu forcimi i rolit të institucioneve ligjzbatuese në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të viktimave të krimit ishte një ndër fokuset e aktivitetit.
Një hap i rëndësishëm drejt një drejtësie më të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse!
Trajnimi u realizua me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
#stophumantrafficking
#accesstojusticeforvictims
#BashkëMundemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *