Kukës | 28 Maj 2025
Të drejtat e viktimave nuk kanë çmim!
Ky ishte mesazhi që qëndroi në qendër të trajnimit me gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore në Kukës.
Trajnimi kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë dhe rendit në identifikimin, hetimin dhe gjykimin e rasteve të trafikimit të personave. Një fokus i veçantë u vendos në mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe në promovimin e një qasjeje që i vendos viktimat në qendër të çdo procesi ligjor.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi drejtësie më të ndjeshëm, gjithëpërfshirës dhe efektiv në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit.
Trajnimi u realizua me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Ne besojmë fuqimisht se vetëm përmes bashkëpunimit dhe edukimit të vazhdueshëm mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.
#stophumantrafficking
#accesstojusticeforvictims
#BashkëMundemi






Lini një Përgjigje