Target Grupet

Veprimtaria dhe shërbimet që Qendrës Psiko Sociale ``Vatra`` ofron, janë të hapura për çdo individ dhe organizatë që interesohet për problemet e gruas, pavaresisht nga përkatësia etnike, politike dhe fetare.

  • Qendra “Vatra” shërben si një qendër referuese informacioni, për personat e interesuar, për çështjet që lidhen me gruan, të rinjtë dhe fëmijët.
  • Qendra “Vatra” shërben si një qendër që organizon veprimtari dhe që i krijon mundësi organizatave, grave e personave të tjerë të interesuar të mblidhen, të diskutojnë, ose të organizojnë veprimtari të ndryshme lidhur me problemet e gruas, te rinjve dhe fëmijëve
  • Qendra “Vatra” shërben si një qendër trajnimi për persona dhe grupe të interesuar brenda fushës së aktivitetit të saj
  • Qendra “Vatra” shërben si një qendër edukimi nëpërmjet bibliotekës së pasur me literaturë rreth problemeve të gruas, të rinjve dhe fëmijëve.
Target grupet në dobi të të cilëve ushtrohet veprimtaria janë:
  • Viktima të trafikimit njerëzor dhe të mundshme për t’u trafikuar;
  • Viktima të dhunës në familje, abuzimit seksual dhe formave të tjera të dhunës me bazë gjinore;
  • Femijët e viktimave të trafikimit njerëzor, abuzimit seksual dhe formave të tjera të dhunës me bazë gjinore;
  • Persona me probleme sociale dhe ekonomike;
  • Persona me nevoja të veçanta;
  • Të rinj dhe të reja të shkollaye të mesme dhe 9-vjeçare;
  • Komunitetet e margjinalizuara;
  • Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

``Vatra`` ndodhet në Vlorë, Shqipëri, por ofron shërbime për target grupet e lartpërmendura në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithëpërfshirjes, duke u përpjekur të krijojmë një mjedis mbështetës për të gjithë.