Studime

Për më shumë informacion:

RAPORT BAZË PËR VLERËSIMIN E SITUATËS SË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PËR VIKTIMAT E DHUNËS ME BAZË GJINORE

Ky raport është publikuar në kuadër të projektit “Për Viktimat- Avokimim për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes për gratë dhe vajzat, të mbijetuarat e DHBGJ në Bashkinë Berat”, mbeshtetur nga AWEN me fonde te Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) . Në këtë raport paraqitet situata e shërbimeve që ofrohen për viktimat e dhunës me Bazë Gjinore në Bashkinë e Beratit, si edhe një sërë rekomandimesh që lidhen me përmirësimin e këtyre shërbimeve, nga institucionet përgjegjëse.

Për më shumë informacion:

AKSESI DHE CILËSIA E SHËRBIMEVE PËR VIKTIMAT E DHUNËS ME BAZË GJINORE NË SHQIPËRI

Ky studim u hartua në kuadër të projektit “Ndërhyrje sistemike për të luftuar dhunën me bazë gjinore në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Beograd. Opinionet e shprehura nëpërmjet këtij publikimi nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Beograd, Balkan Trust for Democracy, Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, ose të partnerëve të tyre.

Për më shumë informacion:

Aksesi dhe cilësia e shërbimeve për Viktimat / Viktimat e Mundshme të Trafikimit në Shqipëri

Trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen mbarëbotëror, i cili ka mbi 30 vjet që ka prekur edhe shoqërinë shqiptare. Të mbijetuarit dhe të mbijetuarat e trafikimit, qofshin vajza, gra, djem dhe burra, përballen çdo ditë me pasojat e tij afatgjata, në përpjekje për të rivendosur ekuilibrin e humbur në jetët e tyre. Në krah të tyre sot janë vendosur shumë agjenci shtetërore dhe joshtetërore, të cilat nëpërmjet politikave dhe shërbimeve, përpiqen të zgjidhin dhe plotësojnë nevojat e tyre emergjente dhe afatgjata.

Për më shumë informacion:

Përputhshmëria e kuadrit ligjor shqiptar me Acquis Communautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore

Trafikimi i Qenieve Njerëzore (TQNJ) cenon rëndë të drejtat themelore të individit, lirinë dhe dinjitetin njerëzor. TQNJ është një nga format e krimit të organizuar, një krim i rëndë ndërkufitar/transnacional dhe i brendshëm. Bashkimi Evropian (në vijim BE) e ka trajtuar TQNJ si një formë skllavërie. Lufta ndaj TQNJ prej kohësh përbën një përparësi për Bashkimin Evropian dhe përparimet nuk kanë munguar.

Për më shumë informacion:

Evoluimi i trafikimit të qënieve njerëzore 2002 – 2009

Ky studim u ndërmor në kuadrin e projektit të ODIHR/OSBE “Fuqizimi i asistencës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit” zhvilluar dhe implementuar nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me prezencën e OSBE në Shqipëri (OSCE PiA), gjatë periudhës 30 Prill 2007- 30 Prill 2008.

Për më shumë informacion:

Studimi për vitin 2008

Fenomeni i dhunës në familje është një problem mjaft serioz, që mbart në vetvete një sërë pasojash të rënda sociale, ekonomike dhe ligjore.
Dihet që, dhuna është një fenomen mbarëbotëror, i cili cënon integritetin fizik,psikologjik, ekonomik dhe social, kryesisht të pjesës më vulnerabël të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Për më shumë informacion:

Studimi për vitin 2005

Nga viti 1997 deri në vitin 1999 Vatra vullnetarisht, realizoi disa studime në
rrethin e Vlorës, të cilat kishin si bazë të tyre probleme të mprehta sociale, që
shqetësonin komunitetin Vlonjat.