Struktura organizative e Qendra Psiko-Sociale “Vatra”

“Vatra” ka një staf prej 29 profesionistësh ku përfshihen punonjës socialë, një psikolog, juristë, një mësues, një mjek/infermier, si dhe staf menaxhues administrativ dhe financiar. Qendra Psiko-Sociale ``Vatra`` drejtohet nga një Bord i jashtëm prej 5 personash që përfaqësojnë institucionet arsimore, shoqërinë civile dhe biznesin. Në aktivitetet dhe shërbimet e Vatrës janë angazhuar 15 vullnetarë.