STOP TRAFIKIMIT NJERËZOR

Në datën 18 Tetor, me rastin e Ditës Europiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, QPS “Vatra”, në bashkëpunim edhe me 2 organizata të tjera që operojnë në Rrethin e Vlorës, World Vision dhe Qendra “Aulona”, organizoi një aktivitet sensibilizues në ambiente publike të qytetit.

Aktiviteti u zhvillua në një nga ambjentet publike të qytetit të Vlorë (përballë pallatit të sportit dhe pranë Qendrës Tregëtare “Riviera”) ku dhe prezenca e njerëzve është më e madhe.

Aktiviteti konsistoi në shfaqjen e 2 video-ve ilurstruese:

Video e Qendrës Psiko – Sociale “Vatra” e cila është realizuar në vitin 2009 me mbështetje te CAAHT me fonde te USAID. Nëpërmjet kesaj video trasmetohet intervista e një prej përfitueseve ish-viktimë trafikimi asistuar nga “Vatra” e cila tregon historinë e saj të shfrytëzimit dhe se si ajo ndihet aktualisht pas largimit nga shfrytëzimi dhe asistencës për rehabilitimin dhe riintegrimin e saj në jetën normale.
Video e dytë ilustronte histori të 2 vajzave viktima trafikimi të cilat nëpërmjet mashtrimeve ishin trafikuar brenda dhe jashtë vendit. Në video tregohej menyra se si ishin mashtruar, rekrutuar dhe transportuar duke u shndëruar kështu në viktima trafikimi.
Kalimtarë të rastit, të të gjitha grupmoshave treguan interes për ndjekjen e të dy video-ve të cilat më pas dhe i diskutuan me stafin e Vatrës të pranishëm në aktivitet.

Mbi monitorin në të cilin u shfaqën video-t u vendos një banderolë me sloganin kryesor “STOP TRAFIKIMIT NJERËZOR” . Po kështu kështu në banderolë jepeshin dhe mesazhet, “jo trafikimit të vajzave dhe grave”, “jo abuzimit seksual të vajzave”, “jo trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve”, “jo shfrytëzimit në punë të detyruar”, etj.

Në kuadër të këtij aktiviteti, përgjatë gjithë ditës, nga ana e stafit dhe vullnetarëve të Vatrës u shpërndanë tek kalimtarët fletë – palsoje, broshura si dhe në vende të ndryshme u ngjitën postera me tematikë trafikimin njerëzor.

Qëllimi i aktivitetit ishte sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit të qytetit të Vlorës rreth fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe problemeve që ai gjeneron jo vetëm për viktimat e trafikimit por për gjithë shoqërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *