Shërbimi psikologjik për fëmijët e viktimave të trafikimit në Qendrën “Vatra”

Shërbimi psikologjik për fëmijët e viktimave të trafikimit në Qendrën “Vatra”

Shërbimi psikologjik është një nevojë bazike për përfituesit e Qendrës “Vatra”, viktima të trafikimit si edhe për fëmijet e tyre.

Për fëmijët, dëshmitarë ose viktima të trafikimit, ofrohet mbështetje psikologjike në mënyrë që personaliteti i tyre të zhvillohet shëndetshëm.

Ana është një vajzë 7-vjeçare e cila këtë vit ka filluar kasën e parë. Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë. Nëna nuk ka qenë gjithmonë e pranishme gjatë viteve të para të jetës dhe të atin nuk e ka njohur asnjëheë. Dy muaj me parë Ana filloi të ndjek terapinë me psikologen e Qendrës “Vatra” pasi kishte filluar të shfaqte mendime për të dëmtuar veten. Paralelisht, psikologia ka punuar edhe me nënën për ta fuqizuar për të marrë vendime në jetën e saj, për prindërim të përshtatshëm dhe për të jetuar një jetë më të qetë emocionalisht.

Aktualisht gjendja emocionale e Anës është dukshëm e përmirësuar. Ka filluar të ndërtojë marrëdhënie të shëndetshme me familjarët dhe shoket e shoqet e reja të klasës.

“Shoqja ime e ngushtë quhet Megi. Ne të dyja e mbrojmë njëra-tjetrën kur fëmijët e tjerë na ngacmojne. Shoqja ime është shumë e mirë dhe e dashur me mua.”

Mendimet vetëdëmtuese të Anës janë minimalizuar dukshëm.

Aktualisht psikologia po vijon të punojë për përmirësimin e vetëimazhit të vajzës dhe eleminimin total të mendimeve vetëdëmtuese të cilat kanë ardhur si pasojë e ndjesive të braktisjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *