Shërbimet reintegruese përmirësojnë jetesën e viktimave të trafikimit

Shkallët e Pallatit të Kulturës ishin prej vitesh shtëpia e Mirës (emër i modifikuar). Ajo ishte braktisur si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit e saj dhe ishte e detyruar të bënte një jetë të pasigurtë dhe plot me vuajtje. Kushtet e vështira ranë në syrin e një punonjësi social të Qendrës Vatra, i cili vendosi ta kontaktonte Mirën, gjë e cila ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Ajo u identifikua me statusin e viktimës së mundshme të trafikimit pasi ishte rekrutuar nëpërmjet mashtrimit dhe dhunës së vazhdueshme për t’u trafikuar për qëllime seksuale.

Nëpërmjet mbështetjes së Vatrës, Mira, prej muajit Korrik 2021, po merr shërbime mbështetëse riintegruese. Ajo tashmë është akomoduar në një banesë, i mundësohet ushqim, veshmbathje, merr prej muajit përkujdesje mjekësore dhe ndihet më e qetë.

‘Ju më keni shpëtuar nga rruga. Fëmijët e mij më kanë harruar por ju më ndryshuat jetën‘, – shprehet Mira.

Kontaktet e ngushta me punonjësen sociale kanë ndikuar edhe në stabilizimin emocional të saj.
Mira merr rregullisht mbështetje të dedikuar dhe ka shkëputur më në fund marrëdhëniet me personat që abuzonin me të. Ajo është referuar për mbështetje me bonus qeraje nga bashkia e qytetit ku ajo jeton, duke krijuar më shumë mundësi në jetën e saj të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *