Sekretarja e Parë/Zv. Ambasadorja e Ambasadës Norvegjeze Prishtinë, Kosovë Znj. Kathrina Ramberg, së bashku me Oficerin e Programit pranë kësaj Ambasade, Z. Gent Lepaja, vizituan Qendrën Vatra

Në datën 21 Maj 2015 Sekretarja e Parë/Zv. Ambasadorja e Ambasadës Norvegjeze Prishtinë, Kosovë Znj. Kathrina Ramberg, së bashku me Oficerin e Programit pranë kësaj Ambasade, Z. Gent Lepaja, vizituan Qendrën Vatra, Vlorë ku realizuan takime me stafin si dhe përfituese të programit të Vatrës. Në takim mori pjesë dhe Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Vlorë Znj. Ines Stasa, e cila ndau në takim informacion mbi bashkëpunimin e SHSSH Vlorë me Vatrën në drejtim të parandalimit dhe asistences direkte për viktimat/ viktimat e mundshme të trafikimit dhe dhunës.
Ambasada Norvegjeze prej muajit Dhjetor 2014 është duke mbështetur financiarisht për dy vjet (2015-2016) Vatrën për programin: “Fuqizimi i asistencës për ish viktimat e trafikimit / të mundshme trafikimi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *