Riintegrimi afatgjatë i viktimave të trafikimit

Riintegrimi afatgjatë i viktimave të trafikimit
Diana (jo emri i vërtetë) është bërë nënë për herë të parë kur ishte vetëm 17 vjeçe. Bashkëshorti i saj e braktisi pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë dhe babai e detyroi të martohej sërish me një burrë shumë më të madh në moshë. Bashkëshorti i dytë e shfrytëzoi për vite me rradhë për qëllime trafikimi. Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm dhe vuajtjeve, Diana gjeti guximin të denoncojë burrin e saj trafikant. Ajo u vendos pranë strehëzës “Vatra” dhe pas qëndrimit disa mujor në këtë strehëz, me mbështetjen e Vatrës ajo dhe fëmijët e saj u akomoduan në një apartament me qera. Ndërkohë, stafi i Vatrës ka lobuar pranë Bashkisë Vlorë për përfshirjen e Dianës në programin e banesave sociale. Megjithëse procesi ishte i vështirë, falë bashkëpunimit me Këshillin Bashkiak, Diana u përfshi në programin nën statusin e viktimës së trafikimit dhe si nënë me dy fëmijë.

“Doja vetëm të kisha fëmijët të sigurt, t’i jepja një jetë më të mirë dhe falë mbështetjes së Vatrës po e arrij këtë”- shprehet Diana.
Sot Diana është e punësuar dhe fëmijët ndjekin shkollën dhe kopshtin. Pavarësisht sfidave me të cilat vazhdon të përballet, ajo tregon qëndrueshmëri në procesin e riintegrimit dhe është besimplotë se do të sigurojë një të ardhme më të mirë për vete dhe fëmijët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *