Raporte Vjetore

Publikimi i raporteve vjetore është kthyer në një zakon i përvitshëm në punën e stafit të Vatrës. Projektet e realizuara gjatë vitit janë paraqitur në këto raporte së bashku me një raport financiar me të ardhurat dhe shpenzimet e qendrës.

Raport vjetor 2022

Lexo më shumë

Raport vjetor 2022
Ashtu si çdo vit, si një organizatë aktive dhe pjesë e mekanizmave kombëtarë kundër trafikimit dhe dhunës bazuar në gjini dhe me ekspertizë disavjeçare në këtë fushë, Qendra “Vatra” ka kontribuar dhe punuar në përgatitjen e 2022. Raporti për Trafikimin e Njerëzve14 (TIP Report) për Departamentin Amerikan të Shtetit. KKSAT raportoi pranë DASH 115 raste të reja viktima trafikimi dhe viktima të mundshme trafikimi, 56 prej të cilëve të identifikuar dhe asistuar me shërbime riintegrimi nga Qendra Vatra.

Raport Vjetor 2021

Lexo më shumë

Gjatë 2021, Qendra “Vatra” ka ofruar shërbime riintegrimi për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, viktimat e abuzimit seksual, viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe fëmijët e tyre, si edhe për pjesëtarët e tyre të familjes. Për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes, Vatra ka ofruar trajnime për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve vendorë, përgjegjës për ofrimin e shërbimeve për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore në të gjitha qarqet e vendit..

Raport vjetor 2020

Lexo më shumë

2020 has been a challenging year globally due to COVID-19 Pandemic. COVID-19 virus was confirmed to have infected Albania on March 8, 2020, and since March 11, the government imposed isolation throughout the country.

The pandemic situation has given and is giving its effects not only on the social and economic life of the country and certainly on the situation of human trafficking and violence, especially against women, girls and children.

Raport vjetor 2019

Lexo më shumë

Po ndajmë me ju raportin vjetor 2019 të Qendrës Psiko Sociale “Vatra” ku do të keni mundësinë të merrni informacion të bollshëm lidhur me aktivitetet e shërbimet që Vatra ka realizuar gjatë këtij viti. Aktivitetet e shërbimet janë realizuar në kuadër të strategjisë dhe planit të veprimit të Vatrës 2018- 2020, realizimi i të cilave ka kontribuuar në përmbushjen e qëllimeve strategjike si dhe të objektivave të përcaktuara në këtë plan, por sigurisht dhe çfarë është parashikuar në planet strategjike kombëtare për luftën kundër trafi kimit njerëzor e dhunës me bazë gjinore.

Raport vjetor 2018

Lexo më shumë

Të nderuar partnerë,
Si çdo vit edhe për 2018 sjellim për gjithë bashkëpunëtorët tanë informacion të detajuar lidhur me aktivitetet dhe shërbimet që Qendra Psiko – Sociale “Vatra” ka realizuar përgjatë vitit 2018.
Të gjitha aktivitetet janë realizuar në mbështetje të strategjisë dhe planit të veprimit të Vatrës 2018- 2020, duke kontriubuar kështu në përmbushjen e qëllimeve strategjike si dhe objektivave të përcaktuara në këtë plan.
Seanca informuese, seminare, biseda në radio e televizion, marshime e aktivitete të tjera publike u realizuan në mbështetje të shtyllës së parë të planit të veprimit; atë të parandalimit të trafi kimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore. Më shumë se 1100 të rinj dhe mbi 600 anëtarë të komunitetit janë informuar lidhur me trafi kimin njerëzor dhe dhunën me bazë gjinore gjatë vitit 2018.

Raport vjetor 2017

Lexo më shumë

Përgjatë vitit 2017, si anëtare e Mekanizmit Kombëtar të referimit të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit si dhe e Koalicionit
Kombëtar të Strehëzave Antitrafikim, “Vatra” ka qenë pjesë e grupit të punës në hartimin e: Draft Procedurave Standarde të Veprimit për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, draft planit kombëtar të veprimit antitrafikim 2018-2020, i cili aktualisht është duke u konsultuar me grupet e interesit në nivel lokal e qendror.
Po kështu, si anëtare e Koalicionit “Drejtësi për të Gjithë” (KDGJ), “Vatra”, nëpërmjet ekspertëve të saj, ka kontribuar e vazhdon të kontribuojë në përmirësimin e një sërë ligjesh e projekt – ligjesh dhe strategjish si: Strategjia për Edukimin Ligjor të Publikut (draft), ligjet “Për ndihmën juridike”, “Për strehimin social”, “Për shërbimet e përkujdesjes shoqërore”, Kodi i Procedurës Penale,Kodi Penal,duke u përqendruar në amendamente për rastet ku parashikohen veprat penale të trafikimit njerëzor, dhunës në familje, dhunës, abuzimit dhe keqtrajtimit të të miturve.

Raport vjetor 2015-2016

Lexo më shumë

Përgjatë këtyre dy viteve Vatra ka mbështetur në kuadër të programit të riintegrimit145 viktima/viktima të mundshme të trafi kimit dhe 227 viktima të dhunës me bazë gjinore. 135 fëmijë të viktimave të trafi kimit dhe dhunës kanë marrë shërbime së bashku me nënat e tyre.
Pavarësisht arritjeve, organizata jonë evidenton se mbetet sfi dë për vetë viktimat, por dhe për ofruesit e shërbimeve të cilët janë në kontakt dhe në ndjekje të problemeve të tyre, çështjet e strehimit, punësimit si dhe të formimit profesional në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Gjithashtu mbrojtja dhe kompensimi i viktimave dëshmitare është një tjetër çështje që kërkon vëmendje të veçantë nga institucionet e drejtësisë me qëllim nxitjen dhe motivimin e tyre për të bashkëpunuar me këto organe për të vënë përpara drejtësisë trafi kantët dhe dhunuesit dhe për të mbrojtur jetën e dinjitetin e tyre.

Raport vjetor 2014

Lexo më shumë

Konkretisht puna jonë është fokusuar në drejtim të asistencës direkte për viktima të trafikimi/ të mundshme të trafikiimit, realizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese në komunitet dhe me të rinjtë e shkollave në lidhje me trafikimin njerëzor, ofrimin e trajnimve dhe takimeve konsultuese e informuese me institucione të ndryshme shtetërore dhe OJF, lobim dhe advokaci në mbrojtje të të drejtave të viktimave të trafikimit. Gjithashtu, gjatë këtij viti, Qendra “Vatra” ka zgjeruar aktivitetin e saj në fushën e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore duke punuar në rrethet Shkodër dhe Dibër(qytetet: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Peshkopi dhe Bulqizë) në veri të Shqipërisë.

Puna e Vatrës është realizuar në përputhje me vet misionin e qendrës nëpërmjet zbatimit të projekteve të financuar nga donatorë ndërkombëtar dhe mbështetjes së pushtetit qëndror e lokal

Raport vjetor 2011-2013

Lexo më shumë

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” vjen te ju me këtë raport trevjeçar 2011-2013 realizuar me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së, Tiranë.
Në këtë raport ju do të gjeni informacion mbi: Punën dhe përpjekjet e “Vatrës” në luftë kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe kundër dhunës në familje, projekte të zbatuara gjatë viteve 2011-2013, kontributi i “Vatrës” në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe OJF-ve, kontributi i “Vatrës” me inpute dhe rekomandime për TIP Report të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Progres Raportin e Bashkimit Evropian; ngritjen e kapaciteteve të stafit të Vatrës, pjesëmarrja në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, raport financiar për vitet 2011-2013 si dhe raportet e audimit.

Raport vjetor 2010

Lexo më shumë

Qendra Psiko – Sociale Vatra ashtu sikurse cdo vit, sjell tek ju Raportin Vjetor 2010 te publikuar se fundmi, me mbeshtetje financiare te USAID nepermjet projektit te zbatuar nga IOM : “Fuqizimi I kapaciteteve Shqiptare Kunder Trafikimit”.
Ne kete raport ju do te gjeni informacion mbi:
Situaten aktuale ne Shqiperi mbi fenomenet e trafikimit njerezor dhe dhunes ne familje, bazuar ne te dhenat dhe statistikat mbi perfitueset qe jane trajtuar direkt nga programet qe ka zbatuar Vatra; Projektet e zbatuara gjate vitit me donatoret mbeshtetes perkates; Pjesemarja e stafit te Vatres ne aktivitete te ndryshme kombetare e nderkombetare; Prioritetet e Vatres per vitet ne vazhdim; Raport i detajuar financiar Vjetor 2010 si dhe Raportet e Auditimit.

Raport vjetor 2009

Lexo më shumë

U bënë tashmë 10 vjet prej krijimit të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”. Gjatë këtyre viteve Vatra është rritur, është zhvilluar dhe është forcuar profesionalisht përmes realizimit të një numri të madh projektesh dhe aktivitetesh, si dhe përmes kapërcimit të sfidave dhe vështirësive me të cilat është përballuar në punën dhe përpjekjet e saj…

Raport vjetor 2008

Lexo më shumë

Edhe një vit tjetër pune, mund e përpjekje në një luftë të vazhdueshme ndaj fenomeneve negative, që shoqërojnë sot jetët e njerëzve në nevojë. 2008-ta do të ishte për ne ndryshe nga vitet e tjera; kjo për përgjegjësitë që morën institucionet shtetërore ndaj zbatimit të mekanizmave ligjorë dhe socialë për të luftuar trafikimin njerëzor

Raport vjetor 2007

Lexo më shumë

Viti 2007 ishte një vit i veçantë për të gjithë ne, për faktin se Vatra
mbushi 10 vjet të krijimit të saj.

Duke u rikthyer në kohë, shohim me kënaqësi se nga viti 1997, Vatra
ka ndryshuar, është zhvilluar dhe forcuar në përshtatje me vetë
evolimin e jetës në vend.

Raport vjetor 2006

Lexo më shumë

Viti 2006 ishte vit i suksesshëm për Vatrën jo vetëm për rezultatet e mira
qe arriti gjatë zbatimit të projekteve në komunitet; por edhe për faktin se
Vatra zhvilloi aktivitetin e saj edhe në fushën e informimit publik.