Qendra “Vatra” organizoi konkursin me nxënës të shkollave 9-vjeçare me temë: “Trafikimi i personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndaluar atë!”.

27 Maj 2015 – Në kuadër të Projektit “Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit dhe strukturave shtetërore dhe jo-shtetërore të Rrethit të Vlorës për trafikimin e qënieve njerëzore”, financuar nga Ambasada e SH.B.A.-së në Tiranë, Qendra “Vatra” organizoi konkursin me nxënës të shkollave 9-vjeçare me temë: “Trafikimi i personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndaluar atë!”. Shkollat pjesemarrëse në konkurs ishin: “24 Maji”, “Lef Sallata” dhe “Ismail Qemali”. FITUES TË KONKURSIT ISHIN NXËNËSIT E SHKOLLËS 9-VJECARE “ISMAIL QEMALI”. Falenderojmë nxënësit, mësuesit mbështetës si dhe Drejtoritë e Shkollave pjesëmarrëse për bashkëpunimin në këtë projekt. Falenderojmë gjithashtu Drejtorinë Rajonale Arsimore, Vlorë për mbështetjen e dhënë në realizimin e aktiviteteve tona ndërgjegjësuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *