Qendra Psiko-Sociale “Vatra” shpall Thirrjen për Aplikim për Konsulent IT

THIRRJE PËR APLIKIM

Konsulent IT për Zhvillimin e Sportelit Digjital të Ndihmës Juridike

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” fton profesionistët e kualifikuar të aplikojnë për pozicionin e Konsulentit IT për zhvillimin e sportelit digjital të Ndihmës Juridike.

Ky angazhim realizohet në kuadër të projektit “Drejtësi e aksesueshme për gratë dhe vajzat në situatë vulnerabël, me fokus të veçantë te viktimat e dhunës dhe shfrytëzimit”, i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.

Konsulenti i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për projektimin, zhvillimin dhe integrimin e një Sporteli Digjital të Ndihmës Juridike në faqen ekzistuese të internetit të Qendrës “Vatra”, me qëllim përmirësimin e aksesit të qytetarëve në informacion dhe në shërbimet e Ndihmës Juridike të Garantuar nga Shteti.

1. Kohëzgjatja e angazhimit

Angazhimi do të zgjasë 9 (nëntë) ditë pune. Kontrata pritet të nënshkruhet më 7 shtator 2026, pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes.

2. Kriteret e kualifikimit

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Arsimi
• Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
Përvoja profesionale
• Minimumi 3 vite përvojë në zhvillimin e faqeve të internetit ose aplikacioneve web;
• Përvojë në zhvillimin e formularëve elektronikë ose platformave online;
• Përvoja në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për organizata jofitimprurëse, institucione publike ose organizata ndërkombëtare do të konsiderohet avantazh.
Aftësitë
• Njohuri të mira mbi zhvillimin dhe administrimin e faqeve të internetit;
• Njohuri mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë bazë të aplikacioneve web;
• Aftësi për të zhvilluar zgjidhje të thjeshta dhe miqësore për përdoruesin;
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

3. Dokumentacioni i aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë:
• Curriculum Vitae (CV), në format Europass ose format të ngjashëm;
• Letër Interesi (maksimumi 2 faqe), ku të përshkruhet eksperienca dhe motivimi për këtë angazhim;
• Ofertën financiare, duke specifikuar tarifën ditore të konsulencës (ALL), përfshirë të gjitha taksat dhe detyrimet ligjore;
• Portofolin e punëve të ngjashme (nwse ka), duke përfshirë shembuj të faqeve të internetit, platformave ose zgjidhjeve të tjera digjitale të zhvilluara nga aplikanti;
• Deklaratën për Mungesën e Konfliktit të Interesit;
• Vetëdeklarimin sipas Listës së Masave Kufizuese (Sanksioneve) të Bashkimit Evropian;
• Deklaratën e Konfidencialitetit.

4. Vlerësimi i aplikimeve

Aplikimet do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme:

Kriteri Pikët
Arsimi 10
Përvoja profesionale relevante 30
Cilësia e portofolit të punëve (nese ka) 30
Oferta financiare 30
Totali 100

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

5. Afati i aplikimit

Dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet në adresën elektronike:
info@qendravatra.org.al me subjekt: Aplikim – Konsulent IT për zhvillimin e sportelit digjital të Ndihmës Juridike
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 20 shtator 2026, ora 17:00.
Aplikimet e dërguara pas afatit ose ato që nuk përmbajnë dokumentacionin e plotë nuk do të merren në konsideratë.

6. Informacion shtesë
Termat e Referencës (TOR), formularët e vetëdeklarimit dhe dokumentacioni tjetër i aplikimit janë bashkëngjitur kësaj thirrjeje.

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” inkurajon të gjithë profesionistët e kualifikuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë.

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” rezervon të drejtën të mos vazhdojë me kontraktimin në rast se asnjë nga aplikimet e paraqitura nuk plotëson kriteret e kërkuara ose nuk përmbush standardet e cilësisë të përcaktuara në Termat e Referencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *