Qendra Psiko-Sociale “Vatra” do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt “Punime për përshtatjen e mjedisit të arkivit, përfshirë ndarjen fizike të ambienteve dhe furnizim/vendosje të derës së arkivit.”
Lidhur me implementimin e projektit me titull “Rimëkëmbje dhe fuqizim-mbështetje dinjitoze për viktimat e trafikimit dhe fëmijët e tyre në strehëzën e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” që zbatohet nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, i financuar nga Agjensia e Administrmit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
Informacion i përgjithshëm për organizatën:
Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse me seli në Vlorë, e cila ka si mision parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje e shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet zbatimit të programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.
Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999. Është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë me vendim 693, dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar pranë Gjykatës së Rrethit, Tiranë, me nr. 211 Akti, datë 17.01.2005, liçencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit me dy licenca, përkatësisht: “Qendër Shërbimsh Komunitare” dhe “Qendër Shërbimesh Rezidenciale”.
Fushat e veprimtarisë së Qendrës “Vatra” janë:
• Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës dhe abuzimit seksual (përmes fushatës sensibilizuese në mbarë Shqipërinë, mbështetjes me shërbime të fëmijëve, vajzave dhe grave në situatë vulnerabël)
• Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore përmes punës në terren nga ekipet e lëvizshme në 5 rajone të Shqipërisë.
• Shërbimet e rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat e trafikimit, abuzimit seksual dhe dhunës, veçanërisht gratë, vajzat dhe fëmijët e tyre.
• Ngritja e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe OJF-ve të tjera
• Lobim dhe advokim (Kontribut në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe politikave shqiptare)
Informacion mbi thirrjen:
Ndarja fizike e mjedisit të arkivit, instalimi dhe vendosja e derës së arkivit, do të realizohet në funksion të ruajtjes së dokumentacionit të rasteve, në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni i viktimave përmban të dhëna shumë sensitive dhe kërkon kushte të sigurta ruajtjeje, kontroll aksesi dhe standarde të larta konfidencialiteti. Përmirësimi i këtij ambienti do të forcojë integritetin institucional dhe respektimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave.
SPECIFIKIME MINIMALE TEKNIKE PËR BJERJET
1. Kriteret Ligjore dhe Administrative
- Operatorët ekonomikë duhet të jenë të regjistruar ligjërisht në Republikën e Shqipërisë dhe të kenë NIPT aktiv.
- Objekti i aktivitetit të tyre duhet të përfshijë tregëtinë e materialeve për ndarjen e arkivit, sistemimin dhe instalimin e tyre si dhe vendosjen e derës së arkivit.
- Duhet të paraqesin:
Ekstraktin aktual të QKB-së.
2. Kriteret Teknike
- Mallrat e ofruara duhet të jenë të rinj, të pa përdorur dhe me cilësi të lartë.
- Duhet të ofrohet shërbimi i transportit dhe montimit në adresën e strehëzës.
- Duhet të sigurohet garanci minimale 12 muaj për pajisjet e ofruara.
3. Kriteret Financiare
- Ofertuesi duhet të paraqesë ofertë financiare të detajuar, të shprehur në lekë, që përfshin çmimin e produkteve, transportin dhe montimin.
- Pagesa do të kryhet kundrejt faturës tatimore dhe dorëzimit të produkteve sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.
4. Kriteret Shtesë
- Operatorët ekonomikë duhet të jenë në gjendje të realizojnë furnizimin dhe instalimin brenda afatit të përcaktuar në kontratë (15 ditë nga nënshkrimi i kontratës).
Lini një Përgjigje