Qendra Psiko-Sociale “Vatra” do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt “Instalim dhe blerje e kamerave të sigurisë dhe monitorit”

Lidhur me implementimin e projektit me titull Rimëkëmbje dhe fuqizim-mbështetje dinjitoze për viktimat e trafikimit dhe fëmijët e tyre në strehëzën e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” që zbatohet nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, i financuar nga Agjensia e Administrmit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)

Informacion i përgjithshëm për organizatën:

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse me seli në Vlorë, e cila ka si mision parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje e shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet zbatimit të programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999. Është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë me vendim 693, dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar pranë Gjykatës së Rrethit, Tiranë, me nr. 211 Akti, datë 17.01.2005, liçencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit me dy licenca, përkatësisht: “Qendër Shërbimsh Komunitare” dhe “Qendër Shërbimesh Rezidenciale”.

 

Fushat e veprimtarisë së Qendrës “Vatra” janë:

 

• Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës dhe abuzimit seksual (përmes fushatës sensibilizuese në mbarë Shqipërinë, mbështetjes me shërbime të fëmijëve, vajzave dhe grave në situatë vulnerabël)

• Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore përmes punës në terren nga ekipet e lëvizshme në 5 rajone të Shqipërisë.

• Shërbimet e rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat e trafikimit, abuzimit seksual dhe dhunës, veçanërisht gratë, vajzat dhe fëmijët e tyre.

• Ngritja e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe OJF-ve të tjera

• Lobim dhe advokim (Kontribut në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe politikave shqiptare)

 

Informacion mbi thirrjen:

Blerja dhe instalimi i kamerave  të sigurisë dhe monitorit për sistemin e kamerave, do të realizohet në funksion të rritjes së nivelit të mbrojtjes fizike të përfituesve dhe parandalimit të çdo rreziku potencial nga jashtë. Ky investim është thelbësor për garantimin e sigurisë 24 orëshe, duke pasur parasysh profilin e lartë të riskut që mbartin viktimat e trafikimit. Në strehëz akomodohen viktimat e trafikimit, viktimat e mundshme të trafikimit, si edhe viktima të formave të tjera të dhunës, të cilat janë përfitueset e drejtpërdrejta që marrin strehim dhe mbështetje me shërbime.

 

SPECIFIKIME MINIMALE TEKNIKE PËR BJERJET

 

1. Kriteret Ligjore dhe Administrative

  • Operatorët ekonomikë duhet të jenë të regjistruar ligjërisht në Republikën e Shqipërisë dhe të kenë NIPT aktiv.
  • Objekti i aktivitetit të tyre duhet të përfshijë tregtinë, instalimin e kamerave të sigurisë si edhe të monitorit të sistemit të kamerave.
  • Duhet të paraqesin:
    Ekstraktin aktual të QKB-së.

2. Kriteret Teknike

  • Mallrat e ofruara duhet të jenë të rinj, të pa përdorur dhe me cilësi të lartë.
  • Duhet të ofrohet shërbimi i transportit dhe montimit në adresën e strehëzës.
  • Duhet të sigurohet garanci minimale 12 muaj për pajisjet e ofruara.

3. Kriteret Financiare

  • Ofertuesi duhet të paraqesë ofertë financiare të detajuar, të shprehur në lekë, që përfshin çmimin e produkteve, transportin dhe montimin.
  • Pagesa do të kryhet kundrejt faturës tatimore dhe dorëzimit të produkteve sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.

4. Kriteret Shtesë

  • Operatorët ekonomikë duhet të jenë në gjendje të realizojnë furnizimin dhe instalimin brenda afatit të përcaktuar në kontratë (15 ditë nga nënshkrimi i kontratës).

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *