Projekt në zbatim

Projekti1: “Fushatë ndërgjegjësimi për sensibilizimin e opinionit publik për rrezikun që paraqesin diskriminimi gjinor dhe dhuna në familje”

Në datën 1 Shtator 2011 filloi zbatimi i këtij projekti i financuar nga: Banka Boterore, Tiranë.

Gjatë periudhës së zbatimit të projektit do të realizohen këto aktivitete:

Seanca informuese me gra dhe vajza viktima të dhunës në familje ku specialistët e Vatrës do të zhvillojne 2 senaca në muaj, në të cilat do të synohet dhënia e informacionit në lidhje me fenomenin e dhunës në familje, shkaqet dhe pasojat, legjislacioni shqiptar në lidhje me barazinë gjinore dhe dhunën në familje, barazia gjinore në marrëdhëniet e punës, etj.
Seanca informuese me djem dhe burra ku specialistët e Vatrës do të zhvillojnë seanca informuese që do të fokusohen në rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore dhe rëndësinë e parandalimit dhe eleminimit të fenomenit të dhunës në familje.
Seanca informuese me të rinj të shkollave të mesme në 4 shkolla të mesme të qyetit të Vlorës ku në çdo shkollë do të përzgjidhen nga 2 klasa dhe me secilën prej tyre do të zhvillohen 2 seanca informuese në muaj.
Përgatitja e temave dhe fletëpalosjeve do te hartohen nga specialisti që do të drejtojë seancat informuese dhe ne përshtatje me keto tema do të përgatiten edhe fletëpalosjet të cilat do të shpërndahen jo vetëm në shkolla por gjithashtu edhe në ambiente publike.
Seminare ne shkollat e mesme te qytetit ku specialistë të fushës do të trajtoine çështjet gjinore me mësues, anëtarë të komiteteve të prindërve, nxënës, etj.
Workshop me mësues dhe psikologë të shkollave të mesme të qytetit të Vlorës me te cilet do të diskutohet rreth çështjeve gjinore dhe do të shkëmbehen eksperienca.
Bisedë në radio me qëllimi shpërndarjen e mesazheve sensibilizuese ndaj çështjeve të barazisë gjinore dhe dhunës në familje në gjithë komunitetin e Rrethit të Vlorës.
Aktivitete ne ambiente publike kryesisht në zona periferike të qytetit ku janë përqëndruar kryesisht komunitete nga grupe vulnerabël.

Target grupet me të cilët do të punohet:

të rinj të shkollave të mesme të qytetit të Vlorës;
gra dhe vajza viktima të dhunës në familje;
djem dhe burra;
komuniteti në tërësi.

Shuma e financimit për këtë projekt është: 5500 USD

Periudha që do të mbulojë financimi:  5 muaj

Projekti 2: “Mbështetje direkte për rehabilitimin, riintegrimin, fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave, viktima të dhunës në familje dhe trafikimit njerëzor”

Ky projekt eshte vazhdim i punes se Vatres ne drejtim te rehabilitimit dhe riintegrimit te viktimave te dhunes ne familje dhe trafikimit njerëzor. Aktualisht po financohet nga The Sigrid Rausing TRUST, Angli dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

Nëpërmjet këtij projekti do të synohet përmirësimi i statusit social të viktimave të dhunës në familje dhe trafikimit, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore nga specialistët e Vatrës si:

asistencë psikologjike;
asistencë mjeksore;
asistencë dhe këshillim ligjor;
asistencë dhe këshillim psiko-social;
formim profesional;
ndërmjetsim për punësim dhe vetpunësim;
ngritje mikrobiznesesh;
rritje informimit të përfitueseve për çështje të trafikimit, dhunës, IST-të etj;
referim rastesh në Qendra të tjera;
asistencë, mbështetje dhe monitorim në familje.

Bashkëpunimet

Me qëllim realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të projektit do të forcohet bashkëpunimi me partnerët ekzistues dhe do të vendoset bashkëpunimi me partnerë të rinj shtetëror e joshtetëror të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave.

Target grupet me të cilët do të punohet:

viktima të dhunës në familje dhe viktima të trafikuara apo potenciale për t’u trafikuar;
femijet e viktimave te trafikimit apo dhunes ne familje
familjarët e viktimave të trafikuara dhe të dhunuara;
komuniteti ;
strukturat shtetërore dhe jo-shtetërore.

Shuma e akorduar për këtë projekt është:
Fondacioni SOROS : 9900 USD (6 muaj)
The Sigrid Rausing TRUST ka filluar financimin ne 1 Nentor 2010 dhe do të vazhdojë deri në 1 Nëntor 2013 : 25 000 paund/vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *