Projekt ne fushen e parandalimit

Në datën 1 Shtator 2010 filloi projekti “Monitorimi i institucioneve të pushtetit vendor, për zbatimin e ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe informimi i opinionit publik për të parandaluar krimin në familje”, financuar nga Ambasada Amerikane.

Ky projekt do të implementohet për një periudhë 10 mujore, jo vetëm në Rrethin e Vlorës, por në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të strukturave vepruese me qëllim zbatimin korrekt të ligjit për të parandaluar dhunën në familje dhe rritja e nivelit të informacionit të komunitetit mbi dhunën në familje dhe ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Aktivitetet që do të realizohen në kuadër të projektit janë:

monitorim i 4 Bashkive dhe 9 Komunave të Rrethit të Vlorës për zbatimin e masave të marra dhe ngritjen e strukturave të posaçme në mbështetje të ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
monitorim i 4 institucioneve shtetërore (Policia, Prokuroria, Gjykata, Përmbarimi) mbi zbatimin e ligjit për mbështetjen edhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje;
sesione informuese në 4 shkolla të mesme të qytetit të Vlorës ku specialistë të Vatrës do të trajtojnë tema mbi shkallën e përhapjes së dhunës, pasojat që gjeneron, masat e marra nga qeveria për të parandaluar dhunën në familje etj.;
sesione informuese me gra dhe vajza  të akomoduara pranë strehëzës “Vatra”;
trajnime me përfaqësues të pushtetit vendor, institucionet e ligjit, shërbimeve sociale si dhe me përfaqësues të OJF-ve;
trajnim me mësues, për njohjen dhe trajtimin e dhunës dhe krimit në familje në shkollat e mesme;
trajnime me studentë të Departamentit të Drejtësisë të Universitetit të Vlorës;
workshop në bashkinë Selenicë të Rrethit të Vlorës me punonjës të administratës shtetërore si: përfaqësues të pushtetit vendor, mësues,  punonjës të Qendrës Shëndetësore etj.;
bisedë në radio me qëllim shpërndarjen e informacionit në një masë më të gjerë në komunitet, për parandalimin e dhunës në familje;
publikim i një posteri për eleminimin e formave të dhunës në familje;
ofrim i shërbimeve siciale të tilla si: asistencë psikologjike, shëndetësore, punësim etj. për 25 viktima të dhunës në familje dhe familjarët e tyre;
këshillim dhe asistencë ligjore falas për viktimat e dhunës në familje;
ngritje e rrjetit të Avokatit Mbrojtës për viktimat e dhunës në familje në gjithë Shqipërinë e Jugut (Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë).

Target grupet me të cilët do të punohet:

80 punonjës të administratës shtetërore;
300 nxënës të shkollave të mesme;
50 studentë të Departartamentit të Drejtësisë të Universitetit të Vlorës;
22 pika kontakti;
8 avokatë mbrojtës të viktimave të dhunës;
25 viktima të dhunës që do të asistohen nga “Vatra”;
25 familje të viktimave që do të asistohen;
4 bashkitë dhe 9 komunat e qarkut të Vlorës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *