Pozicioni i punës: Ekspert për monitorim dhe vlerësim

Pozicioni i punës: Ekspert për monitorim dhe vlerësim

Periudha e kontratës: 1 Gusht 2024 – 30 Qershor 2025

Koha e punës: 5 ditë pune

Data e mundshme për fillimin e punës: 8 Gusht 2024

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt “Ekspert për monitorim dhe vlerësim” lidhur me implementimin e projektit me titull “Ofrimi i shërbimeve të koordinuara për rehabilitimin e autorëve të dhunës” që zbatohet nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, në kuadër të zbatimit të projektit “Përfundimi i dhunës ndaj grave në Shqipëri”, një program i përbashkët i OKB-së i financuar nga qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre Agjencitë e OKB-së UN Women, UNDP dhe UNFPA, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

 

Informacion i përgjithshëm për organizatën:

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse me seli në Vlorë, e cila ka si mision parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje e shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet zbatimit të programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare.

Qendra “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion prej vitit 1999. Është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë me vendim 693, dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar pranë Gjykatës së Rrethit, Tiranë, me nr. 211 Akti, datë 17.01.2005, liçencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit me dy licenca, përkatësisht: “Qendër Shërbimsh Komunitare” dhe “Qendër Shërbimesh Rezidenciale”.

 

Fushat e veprimtarisë së Qendrës “Vatra” janë:

 

• Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës dhe abuzimit seksual (përmes fushatës sensibilizuese në mbarë Shqipërinë, mbështetjes me shërbime të fëmijëve, vajzave dhe grave në situatë vulnerabël)

• Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore përmes punës në terren nga ekipet e lëvizshme në 5 rajone të Shqipërisë.

• Shërbimet e rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat e trafikimit, abuzimit seksual dhe dhunës, veçanërisht gratë, vajzat dhe fëmijët e tyre.

• Ngritja e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe OJF-ve të tjera

• Lobim dhe advokim (Kontribut në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe politikave shqiptare)

 

 

Informacion mbi kryerjen e punës:

 

Eksperti/ja do të punojë për monitorimin dhe vlerësimin e projektit me titull “Ofrimi i shërbimeve të koordinuara për rehabilitimin e autorëve të dhunës” që zbatohet nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”. Shërbimi do të ofrohet përgjatë periudhës kohore 1 Gusht 2024 – 30 Qershor 2025, për 5 ditë pune.

 

 

Përgjegjësitë kryesore të punës do të jenë:

 

1. Monitorimi dhe mbledhja e të dhënave

• Zhvillon dhe mirëmban një Plan Monitorimi dhe Vlerësimi të përafruar me kornizën logjike të projektit dhe treguesit e projektit.

• Drafton dhe zbaton instrumenta dhe shabllone për mbledhjen e të dhënave (p.sh., anketat, regjistrat e referimit, formularët e fëdback të trajnimit).

• Koordinon me stafin në terren, punonjësit socialë dhe institucionet partnere për të siguruar mbledhjen në kohë dhe të saktë të të dhënave në të gjitha aktivitetet e projektit.

 

2. Ndjekja e Performancës dhe Sigurimi i Cilësisë

• Përcjell progresin drejt rezultateve dhe treguesve të ndikimit.

• Kryen verifikimin dhe vlefshmërinë e rregullt të të dhënave për të siguruar cilësi, plotësim dhe konsistencë.

• Monitoron performancën e sesioneve të trajnimit, fushatave informuese dhe ofrimit të shërbimeve duke përdorur metoda sasiore dhe cilësore.

 

3. Vlerësimi dhe të nxënit

• Kontribuon në hartimin dhe ekzekutimin e vlerësimeve bazë dhe fundore.

• Mbështet Koordinatorin e Projektit në organizimin e rishikimeve të brendshme, sesioneve informuese dhe hapave për të vlerësuar efektivitetin e projektit.

• Analizon tendencat, dokumenton mësimet e nxjerra dhe gjeneron rekomandime të bazuara në dëshmi për përshtatjen dhe përmirësimin e projektit.

 

4. Raportimi

• Përgatit përditësime të rregullta të M dhe V dhe kontribuon të dhëna në raportet tremujore dhe vjetore.

• Përpilon raste studimore, histori suksesi dhe vizualizime që theksojnë ndikimin e projektit.

• Siguron që të dhënat e M dhe V të paraqiten qartë për t’u përdorur në raportimin e donatorëve dhe materialet e avokimit.

 

5. Pritet të dorëzohen:

 

• Plani i Monitorimit dhe Vlerësimit (MEP)

• Raportet e të dhënave bazë dhe perfundimtare

• Mjetet e mbledhjes së të dhënave dhe dokumenti i monitorimit të M&V

• Përmbledhjet tremujore dhe vjetore të M&V

• Raporti përfundimtar i M&V duke përfshirë rekomandimet dhe mësimet e nxjerra

 

Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

 

• Të kenë eksperiencë të mëparshme pune në ofrimin e shërbimit për monitorimin dhe vlerësimin e projekteve;

• Të kenë eksperiencë të mëparshme pune me organizatat e shoqërisë civile, në fushën e dhunës me bazë gjinore;

• Të kenë fleksibilitet në orare për realizimin e punës;

· Të kenë aftësi të mira organizuese dhe komunikuese;

 

Me qëllim aplikimin në këtë pozicion, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon:

 

1. CV e kanditatit/es;

2. Vërtetim që nuk është dënuar për shkelje penale (Çertifikatë e gjendjes gjyqësore gjeneruar nga e albania);

3. Oferta financiare

 

 

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 27.07.2024, ora 16.30.

 

 

Ofertat e dërguara duhet të përfshijnë dokumentet e kërkuara në pikat më sipër dhe të dërgohen dorazi ose nëpërmjet shërbimit postar në adresën e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”

Rr. “Nermin Vlora Falaski”, Lagja “Isa Boletini”, pall. Nr. 13, Hyrja 1, Kati 3, Vlorë, Shqipëri.

 

Përzgjedhja

 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen me datë 06.08.2024 për kryerjen e intervistës. Fituesi do të shpallet dhe do të njoftohet brenda datës 07.08.2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *