Ofrimi i ndihmës në krijimin e bizneseve të vogla për viktimat e trafikimit njerëzor

Ofrimi i ndihmës në krijimin e bizneseve të vogla për viktimat e trafikimit njerëzor
Jeta e Sarës nuk ka qenë e thjeshtë. Ajo ka humbur nënën në moshë shumë të vogël dhe i ati nuk është kujdesur për të. Sara ka jetuar me gjyshërit, me të cilët ka patur një jetë të qetë edhe pse vështirësitë ekonomike kanë qenë të mëdha.

Mundohej që gjithmonë të kujdesej për veten por në pamundësi për të berë veshje, filloi t’i qepte vetë ato. Kur ishte në shkollë kuptoi që kishte aftësi për të stiluar veshje dhe për të qepur. Për të përmirësuar veten, Sara vendosi të ndiqte një kurs profesional. E dinte se gjyshërit nuk mund ta ndihmonin ekonomikisht por mendonte se do të punonte dhe do ja dilte e vetme një ditë. Shumë shpejt gjeti një punë dhe apartament, qeranë e së cilës e ndante me 2 vajza. Prej aty filloi kalvari i gjatë i shfrytëzimit, dhunës dhe kërcënimeve të Sarës. Pas denoncimit në Polici, u akomodua në Strehëzën “Vatra” ku mori të gjitha shërbimet e nevojshme por pati edhe mundësinë t’i përkushtohej pasionit të saj për stilim veshjesh.  Tregoi aftësi shumë të mira gjatë ndjekjes së kurseve për rrobaqepësi u vlerësua si një rast i cili duhej mbështetur  dhe me kontributin e Vatrës u bë e mundur ngritja e një atelieje.

“Jeta ime ka ndryshuar totalisht. Është ende fillimi dhe kam ndonjëherë vështirësi në përballimin e kostove por puna po përmirësohet. Për herë të parë kam bindjen se po ja dal edhe pse e vetme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *