NJOFTIM PËR KONTRAKTIM SPECIALISTË/PUNONJËS SOCIAL PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT: IDENTIFIKIM, REFERIM PËR MBROJTJE TË FËMIJËVE VIKTIMA/VIKTIMA TË MUNDSHME TRAFIKIMI

Qendra Vatra kërkon të kontraktojë 3 specialistë/punonjës social për ofrimin e shërbimit për identifikim dhe referim për mbrojtje të fëmijëve viktima/viktima të mundshme të trafikimit. Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit”Identifikimi dhe mbrojtja ndërsektoriale për fëmijë viktima të trafikimit, viktima të mundshme të trafikimit” financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Save the Children në kuadër të projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”.

Projekti “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me Terre des Hommes në Shqipëri.

Projekti synon forcimin e sistemit të identifikimit, referimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, viktimave të trafikimit, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit në Bashkinë e Vlorës, nëpërmjet identifikimit, referimit dhe mbështetjes me shërbime ndërsektoriale për këtë target grup dhe të informimit të opinionit publik dhe të rinjve mbi trafikimin e fëmijëve dhe mekanizmat mbrojtës.

Ju lutem dorëzoni brenda dates 30 Qershor 2017 dokumentacionin e mëposhtëm prane Qendrës “Vatra”

CV
Kopje diplome
Certifikata trajnimesh
Referenca, etj.

Termat e References

1. Projekti për të cilin po kontribuohet shërbimi

Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit “Identifikimi dhe mbrojtja ndërsektoriale për femijë viktima të trafikimit, viktima te mundshme të trafikimit”, financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Save the Children në kuadër të projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”.

Projekti “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me Terre des Hommes në Shqipëri.

Projekti synon forcimin e sistemit të identifikimit, referimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, viktimave të trafikimit, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit në Bashkinë e Vlorës, nëpërmjet identifikimit, referimit dhe mbështetjes me shërbime ndërsektoriale për këtë target grup dhe të informimit të opinionit public dhe të rinjve mbi trafikimin e fëmijëve dhe mekanizmat mbrojtjes.

2. Konteksti

Punonjësi/ja social/e do të punojë për rritjen e identifikimit të fëmijëve viktima të trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, në Bashkinë e Vlorës. Punonjësi/ja social/e do të jetë pjesë e Skuadrës së Terrenit (ST), të atashuar pranë Qendrës Psiko-sociale “Vatra” Vlorë.

Skuadra e Terrenit është krijuar dhe funksionon në kuadër të projektit “Identifikimi dhe mbrojtja ndërsektoriale për femijë viktima të trafikimit, viktima të mundshme të trafikimit” financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Save the Children, Tiranë. Skuadra e Terrenit do te nisë punën në 15 Korrik 2017 dhe përbëhet nga tre punonjës socialë, të cilët punojnë në terren për të identifikuar dhe referuar rastet e viktimave të trafikimit në përputhje me MKR-në dhe Procedurat Standarde të Veprimit.

ST punon me persona dhe familje vulnerabël me qëllim identifikimin sa më të shpejtë të fëmijëve, viktima/viktimave të mundshme të trafikimit, dhe identifikon agjenci dhe organizata që kontribuojnë për ndihmën ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit ose personave në rrezik trafikimi duke ndërmjetësuar për ofrimin e ndihmës ndaj personave në rrezik trafikimi.

Punonjësi/ja Social/e do të mbajë kontakte të ngushta me autoritetet locale, specifikisht me Policinë dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, por gjithashtu me të gjithë aktorët lokalë (agjensi shtetërore dhe organizata), për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e personave të identifikuar.

Gjatë punës në terren, punonjësi/ja social/e do të kontakojë me me fëmijët, viktima të mundëshmë të trafikimit, dhe do t’ju sigurojë atyre informacion për të drejtat e viktimave, shërbimet për target grupin, si edhe do të mundësojë kontaktin e viktimave me autoritetet locale dhe organizatat për marrjen e shërbimeve.

3. Përgjegjësitë:

Anëtari I Skuadrës së Terrenit do të punojë në përputhje me metodologjinë e hartuar për punën dhe funksionimin e Skuadrës së Terrenit. Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

· Vendosja e një marrëdhënie me besim me fëmijët, viktima të mundshme trafikimi dhe grupe vulnerabël dhe identifikimi I rasteve;

· Identifikimi I viktimave të mundshme të trafikimit dhe referimi tek Autoriteti Përgjegjës:

· Vlerësimi I nevojave sipas formateve të miratuara në bashkëpunim me NJMF;

· Ndërmjetësimi për marrjen e shërbimeve për target grupet me të cilat ai/ajo punon;

· Kontribut në përgatitjen e materialeve informuese;

· Shpërndarje informacioni te grupet vulnerabël dhe target grupi, për trafikimin njerëzor si edhe për asistencën e mundshme nëkomunitetin ku jetojnë;

· Shpërndarja e informacionit tek grupet e të rinjve në shkollat 9-vjecare dhe të mesme;

· Mbajtja e një rregjistri për aktivitetet e kryera (timesheet);

· Pergatitja e planeve mujore të punës, raporteve mujore, -3 mujore, 6-mujore dhe vjetor duke përdorur formatet e aprovuara të raportimit ;

· Identifikimi dhe referimi I rasteve te tjera jashtë target grupit të synuar nga projekti (fëmijë në gjendje vulnerabiliteti, të rritur viktima të mundshme trafikimi, etj)

4. Rezultatet e pritshme dhe të matshme:

· Te paktën 6 fëmijë, viktima të mundshme trafikimi, viktima të shfrytëzimit për lypje dhe punë të detyruar, viktima të abuzimit seksual, janë identifikuar dhe referuar tek Autoriteti Përgjegjës nga anëtari/anëtarja e Grupit të terrenit;

· Të paktën 2 bashkëpunëtorë (institucione locale që ofrojnë shërbime) janë identifikuar dhe vendoset bashkëpunim për identifikimin, referimin dhe shërbimet e ofruara;

· Të paktën 3 fëmijë viktima të mundshme trafikimi janë identifikuar nga institucionet lokale dhe organizatat bashkëpuntore dhe janë referuar pranë punonjësit/ses sociale të GT ;

· Të paktën 9 fëmijëve, të identifikuar dhe referuar, iu janë vlerësuar nevojat në bashkëpunim me NJMF dhe iu është ngritur plani multidisiplinar I ndihmës;

· Të paktën 9 fëmijë, të cilët kanë një plan ndihme menaxhohen dhe monitorohen për marrjen e shërbimeve nga ofruesit e shërbimit;

· Të paktën 3 fëmijë të viktimave të identifikuara të trafikimit, të rritura janë referuar për mbështetje tek ofruesit e shërbimit;

· Të paktën 2 seanca informuese janë zhvilluar me të rinjtë e shkollave 9-vjecare dhe të mesme (në përputhje me kalendarin e seancave);

· Plane pune mujore si edhe raporte mujore, 3-mujore, 6 mujore dhe vjetor, të dërguara pranë koordinatorit të projektit;

5. Monitorimi dhe raportimi

· Takime të përjavëshme do të realizohen midis stafit të projektit dhe punonjësve të skuadrës së terrenit, të përcaktuara në kalendarin e planit të punës;

· Raportet do të dorëzohen pranë stafit të projektit cdo datë 5 të muajit pasardhës;

6. Indikatorët e performances

· Realizimi I kënaqshëm I të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së punës.

· Rritje dhe përmirësimi I identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimi në zonën e mbuluar nga Skuadra e Terrenit

· Dorëzimi në afat I raportimeve (plane pune mujore, timesheet dhe raportet)

7. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimitështë 11 muaj (5 ditë ose 40 orë në muaj) duke filluar nga 15 korrik 2017 deri në 15 qershor 2018.

8. Konfidencialiteti

Konsulenti merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe professional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *